E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Ne kemi fituar betejën kundër korrupsionit, por lufta vazhdon

- Këshilli i Ministrave ratifikon marrëveshjen e grantit, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe SHBA-ve, të objektivit strategjik për të luftuar korrupsionin

Këshilli i Ministrave ratifikoi sot marrëveshjen e grantit, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të objektivit strategjik për të luftuar korrupsionin, në kuadër të programit fillestar të vlerësimit të sfidës së mijëvjeçarit (faza e dytët).  

Kryeministri Berisha e konsideroi me rëndësi të jashtëzakonshme fazën e dytë të këtij programi, ku vendoset “One Stop Shop” për licencat dhe lejet e mbetura.

“Ne vendosim “One Stop Shop” për licencat dhe lejet e mbetura, pas heqjes së dy të tretave të tyre. Studimet e kësaj praktike kanë faktuar se ajo ka ulur rreth 9 deri në 10 herë korrupsionin  dhe ka shkurtuar shumë herë kohën e zvarritjes burokratike,” u shpreh Kryeministri.

Kryeministri Berisha tha se ky projekt ka një rëndësi të jashtëzakonshme për luftën kundër korrupsionit, të cilën e cilësoi një luftë e vazhdueshme dhe të pandërprerë.

“Betejën e kemi fituar, por lufta vazhdon dhe ne do të mund ta fitojmë këtë luftë. Fitorja e kësaj beteje nga qeveria shqiptare ka pasur jehonë botërore. Në një konferencë ndërkombëtare në Bruksel, themeluesi i Transparency International iu shpreh pjesëmarrësve se ka qenë një rezultat shumë i ndjeshëm. Por absolutisht ai përbën vetëm atë që e kam shprehur edhe më parë, daljen nga gjysmë e natës, në gjysmë dritë. Ndaj duhet të vazhdojë me të gjithë potencialin tonë,” u shpreh Kryeministri.  


19/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›