E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha viziton fëmijët në Spitalin Pediatrik “Selaudin Bekteshi”

Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga Znj. Liri Berisha vizitoi në ditën e parë të Vitit të Ri 2008, Spitalin e Fëmijëve “Selaudin Bekteshi”, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Kryeministri Berisha zgjodhi të vizitonte pikërisht repartin e reanimacionit në spitalin pediatrik, si reparti ku rastet janë më kritike dhe gjendja shëndetësore është më e rëndë.     

Kryeministri uroi fëmijët e këtij spitali për një shërim sa më të shpejtë, ndërsa shprehu falënderimet e tij për përkushtimin e mjekëve dhe infermierëve në shërbimin ndaj tyre.    

“Urimin e këtij viti e nisa me këta fëmijë, të cilët Viti i Ri i gjen në reanimacion. Me urimin më të mirë për ta për një shërim të shpejtë, shpresoj që gjendja e tyre të përmirësohet. Dua të falënderoj mjekët dhe infermierët që kanë zbardhur natën me ta dhe në shërbim të tyre”, tha Kryeministri Berisha.   

Gjithashtu Kryeministri Berisha përcolli urimet e Tij për të gjithë fëmijët shqiptarë.  

“Dua të përcjell urimin më të mirë për të gjithë fëmijët shqiptarë për një vit të ri më të bardhë, më të lehtë dhe më të sigurtë për ta dhe familjet e tyre”, u shpreh Kryeministri.  

Kryeministri Berisha dhe Znj. Liri Berisha shpërndanë për fëmijët e sëmurë dhe të afërmit e tyre dhurata me rastin e Vitit të Ri.  

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›