E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Plani i ri kombëtar për radiofrekuencat, rrit shërbimet për qytetarët dhe ul kostot ndaj tyre

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi “Për planin e ri kombëtar të radiofrekuencave”. Ky vendim vjen në mbledhjen e qeverisë pas përgatitjes nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

“Bazuar në një studim përfundimtar, kjo ministri do të hedhë në treg ndërkombëtar dhe kombëtar disa frekuenca të reja, në mënyrë që të diversifikohet tregu dhe të rriten shumë shërbimet ndaj qytetarit dhe të ulen kostot ndaj tyre”, tha Kryeministri Berisha.

Gjithashtu, Kryeministri siguroi se kjo ministri po punon me intensitet “për të nxjerrë vendin nga këto çmime të pa pranueshme, të pa justifikueshme, të pa lidhura me koston, si dhe po nxjerr të gjitha përgjegjësitë përkatëse për këto çështje”.

Sektori i radiofrekuencave, theksoi Kryeministr,i ka një rëndësi dhe interes shumë të madh nga kompani të mëdha. Fillimisht do të ndiqet parimi i parakualifikimit  dhe më pas, me tender të hapur, do jepen këto frekuenca si kombëtare, por edhe rajonale.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›