Transferimi i plotë i pyjeve dhe kullotave tek qeveritë vendore, përmirëson mirëadministrimin dhe mbrojtjen e tyre
Këshilli i Ministrave miratoi sot 25 vendime që bëjnë të mundur kalimin e pronave pyje dhe kullota në administrim të qeverive vendore.
“Ne kemi bërë të ditur se, në gjysmën e parë të këtij viti, do të transferojmë tërësisht fondin e kullotave dhe të pyjeve tek qeveritë vendore. Ky transferim përmban një sasi prej rreth 500 mijë hektarë, kundrejt vetëm 300 mijë që janë transferuar gjatë 8 viteve të marra së bashku.”, tha Kryeministri.
Kryeministri Berisha shprehu bindjen se, duke e kompletuar me përgjegjësi këtë proces, thellohet procesi i decentralizimit, por njëkohësisht përmirësohet në mënyrë thelbësore mirëadministrimi, zhvillimi dhe mbrojtja e pyjeve dhe kullotave në Shqipëri.
Gjithashtu, Kryeministri përgëzoi punën intensive të realizuar nga komisioni i ngarkuar me këtë detyrë, i cili e ka nisur punën jo më shumë se dy muaj më parë.