Qeveria miraton vendimin për privatizimin e rreth 1200 apartamenteve të mbetura pa privatizuar që nga viti 1992
Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua vendimi për procedurat e privatizimit të rreth 1200 apartamenteve të mbetura pa privatizuar që nga viti 1992. Kryeministri theksoi se shumica e tyre janë në zonën e naftës, ndërsa vuri në dukje se privatizimi i tyre do të bëhet sipas metodikës së vitit 1992 dhe indeksimit përkatës.
“Mbi bazën e propozimit të ministrisë së Punëve Publike Transporteve dhe Telekomunikacionit, këto banesa shndërrohen në banesa private të banorëve që i kanë sot. Të ardhurat që do të mblidhen do të kalojnë të gjitha në fondin e kompensimit të ish pronarëve”, u shpreh kryeministri Berisha.