E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Policia rrugore të forcojë masat për parandalimin e aksidenteve automobilistike

Në fjalën e tij, në analizën vjetore të policisë së shtetit, në mënyrë të veçantë, Kryeministri u ndal në masat që duhet të ndërmerren nga policia rrugore për të siguruar lëvizjen e rregullt të automjeteve dhe shmangien sa më shumë të jetë e mundur të aksidenteve automobilistike. Në këtë kontekst, Kryeministri theksoi se është e nevojshme të vendoset një kontroll më i rreptë në akse problematike rrugore, si ai i Fushë-Krujë- Milotit.  Ndër të tjera, Kryeministri kërkoi pajisjen me të gjitha mjetet e nevojshme të efektivave rrugorë për kryerjen sa më me efikasitet të punës së tyre. “Punonjësit e policisë duhet të pajisen me të gjitha mjetet për të kontrolluar drejtuesit e automjeteve për konsumimin e alkoolit, pasi fajtori kryesor për të gjitha këto aksidente te ndodhura është alkooli.” tha Kryeministri. Kryeministri kërkoi që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme që situata aktuale të ndryshojë me shpejtësi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›