E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Ambasadorin e ri gjerman në Tiranë, zotin Bernard Borhard

Kryeministri i uroi mirëseardhjen ambasadorit Borhard, ndërsa e falënderoi përzemërsisht për përkrahjen dhe mbështetjen e çmuar që qeveria dhe taksapaguesit gjermanë kanë dhënë për Shqipërinë gjatë viteve të fundit, duke e radhitur Shqipërinë ndër vendet e para në Europën Juglindore përsa i përket ndihmës gjermane për frymë.

Kryeministri vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë në përpjekjet e saj për integrim në NATO dhe Bashkimin Europian.

Kryeministri Berisha e njohu ambasadorin Borhard me reformat e ndërmarra, si dhe arritjet e qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, korrupsionit, zhvillimin me ritme të shpejta të ekonomisë në vend, si dhe reformat për integrim në NATO dhe BE. Në këtë drejtim, Kryeministri u shpreh se interesi i kompanive të huaja për të investuar në Shqipëri është në rritje dhe se qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet për të krijuar lehtësira të mëtejshme për ta.

Ambasadori Borhard përshëndeti arritjet e deritanishme të qeverisë shqiptare, dhe siguroi Kryeministrin Berisha se Gjermania do të vazhdojë të përkrahë Shqipërinë në reformat që ajo ka ndërmarrë, si dhe do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj për integrim në NATO dhe BE.

Dy bashkëbiseduesit, u ndalën më tej dhe në zhvillimet në rajon, veçanërisht në çështjen e Kosovës. Kryeministri berisha u shpreh se paravrësia e Kosovës është i vetmi opsion i cili garanton paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon dhe se shtyrja e procesit nuk i shërben këtij stabiliteti.


Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›