E Diel, 1 Nëntor 2026

Prononcim i përbashkët për shtyp i Kryeministrit Berisha dhe ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri, Dr. Xhon L. Uithers II

I urova përzemërsisht mirëseardhjen në Shqipëri në një kohë kur vizita e Presidenti Bush ka lartësuar marrëdhëniet midis dy vendeve tona më lart se kurrë. Diskutam për të gjitha fushat e bashkëpunimit midis dy vendeve. Shpreha mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, për përpjekjet e Shqipërisë për integrimin në NATO dhe BE, konsolidimin e shtetit ligjor dhe standardet e demokracisë. Shpreha mirënjohjen e thellë për ndihmën e madhe që po na jepet nga qeveria dhe institucionet amerikane, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, përmirësimin e klimës së biznesit. Diskutuam për Kosovën dhe ambasadori më siguroi se SHBA-të mbështesin plotësisht pavarësinë e Kosovës. Unë e sigurova ambasadorin se Shqipëria do të bashkëpunojë ngushtë me SHBA-të për zgjidhjen sa më shpejt të jetë e dhe në mënyrë paqësore të këtij problemi, i cili përveç pavarësisë nuk mund të ketë zgjidhje tjetër. Me ambasadorin ramë dakort të bashkëpunojmë ngushtë për të çuar më tej marrëdhenit e shkëlqyera midis dy vendeve.”


Ambasadori amerikan: “ Zoti kryeministër. Ky është një moment që më bën mua krenar, por edhe qeverinë dhe popullin amerikan . Siç edhe ju e shprehët në mënyrë kaq elokuente gjatë takimit që ne patëm , marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë janë më të mira se kurrë. Zoti Kryeministër, ju siguroj se do të bëj çdo gjë që është në fuqinë time që me bashkëpunimin tuaj, me udhëheqjen tuaj ti bëjmë këto marrëdhënie edhe më të mira.
SHBA mbështesin fuqishëm aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në NATO. Ndër sa koha kalon, mbetet punë për të bërë, por ne do të bëjmë çdo gjë që mundemi, për të bërë që Shqipëria të përmbushë ato standarte bazë të Nato-s që do të mundësonin anëtarësimin. Siç edhe ju thatë, ne biem dakort në lidhje me një parim themelor, që pavarësëia për Kosovën është e paevitueshme, është parim i politikës amerikane. Zgjidhja e këtij problemi të madh është në interes të të gjithëve, është në interes të rajonit dhe vonesat nuk ndihmojnë.

Jam i bindur se axhenda ekonomike që ju paraqitet zoti Kryeministër, ngrohu zemrën e presidentit Bush gjatë vizitës së tij. Si ish biznesmen jam i bindur se presidenti duhet të ketë qenë shumë i kënaqur nga ato gjëra që dëgjoi.

Zoti kryeministër, unë sapo kam mbërritur në Shqipëri, kam vetëm disa ditë këtu. Kam patur mundësi të shoh disa pjesë të vendit, pata mundësi të vizitoja Krujën dhe ndjej admirim të madh për urtësinë që kultura e madhe dhe historia e Shqipërisë ka krijuar.

Por sigurisht është një fushë që unë e ndjej se kam mangësi. Dhe kjo është që nuk kam patur ende mundësi që të zhvilloj aftësitë e mija në gjuhën shqipe. Por me lejen tuaj zoti Kryeministër, unë do të dëshiroja të thoja disa fjalë në formë përshëndetje në gjuhën shqipe.

Jam shumë i lumtur që ndodhem në Shqipëri

Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë.”

 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›