E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha: Qeveria, 50 mijë lekë dhuratë për pensionistët, me rastin e Vitit të Ri

Kryeministri Berisha bëri të ditur sot se qeveria do të vendosë dhënien e një shume prej 50 mijë lekë (të vjetra) për pensionistët e vendit, me rastin e Vitit të Ri. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri tha se vendimi për këtë dhuratë do të merret në një nga mbledhjet e ardhshme të qeverisë. Kryeministri theksoi se në total kjo shifër shkon mbi 25 milionë dollarë.

“Qeveria do ta bëjë këtë dhuratë në traditën e krijuar tashmë, për t’i dhënë mundësi kësaj kategorie të shoqërisë të festojë e qetë Vitin e Ri”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Kryeministri tha se punonjësit buxhetorë kanë të përcaktuar në fondin e pagave, si shpërblim për Vitin e Ri, një shumë prej 100 mijë lekësh (të vjetra).

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›