E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Të hapur për bashkëpunim me opozitën për një reformë të qëndrueshme pensionesh

Kryeministri Berisha, gjatë fjalës së tij, në 1 vjetorin e themelimit të AMF-së  u ndal në mënyre të veçantë në reformën e pensioneve. Duke e vlerësuar këtë reformë si një nga më të mëdhatë e kohës, jo vetëm për Shqipërinë, Kryeministri deklaroi do të zhvillohet një debat me opozitën për të gjetur mirëkuptimin e duhur në këtë drejtim.

“Reforma e pensioneve është një nga reformat më të mëdha të kohës, jo vetëm për Shqipërinë. Nuk ka alternativë tjetër veç ligjit ne këtë drejtim. Ju deklaroj se ne do të zhvillojmë një debat me opozitën për të gjetur një mirëkuptim, pasi kjo reformë,nuk instalohet sot për tetë vjet, por për 80 vjet, ndaj dhe duhet të ketë mirëkuptimin më të gjerë. Fondet  pensioneve private janë kusht themelor që ne të ndërmarrim me guxim, por si domosdoshmëri absolute reformën e pensioneve.” tha kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›