E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha: Zbatimi i ligjit të Partneritetit Publik-Privat nga qeverisjet vendore, rrit buxhetin e tyre

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha   vlerësoi se zbatimi i ligjit të Partneritetit Publik - Privat dhe ligji i kredive për qeverisjen vendore që pritet të kalojë në parlament, zgjerojnë mundësitë për rritjen e financave të pushtetit vendor.

“Pas takimit që u bë me Shoqatën e Bashkive të vendit është rënë dakord dhe brenda këtyre 2-3 ditëve, do të ngrihet një grup pune i Ministrisë së Financave dhe i përfaqësueseve të bashkive, për të shqyrtuar në tërësi problemin e decentralizimit fiskal, me qëllimin e mirë që qeverisjes vendore t’i rriten mundësitë financiare për të përmbushur detyrimet që ka ndaj qytetarëve”, tha Kryeministri.

Gjithashtu, Kryeministri vuri në duke se është shumë e rëndësishme që njësitë vendore të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e tjera të ligjit të Partneritetit Publik – Privat. “Ky ligj nuk po përdoret në shkallën e duhur nga qeverisjet vendore, edhe pse krijon mundësi shumë të mëdha. Shumë projekte si thertoret, tregjet e qyteteve etj. mund të ndërtohen në kuadër të Partneritetit Publik- Privat në mënyrë të shkëlqyer”, u shpreh Kryeministri. Ai nënvizoi se edhe shumë veprimtari të tjera ekonomike mund të jepen me frymën e këtij ligji dhe kjo do të shumëfishonte buxhetin e njësive të qeverisjes vendore.     

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›