E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha: Qeveria e vendosur në modernizimin e gjithë infrastrukturës përgjatë bregut

Gjatë vizitës në fshatrat bregdetare të jugut, Kryeministri Berisha inauguroi fillimin e punimeve në segmentin që lidh rrugën kryesore me manastirin e Shën Theodhorit dhe Kanionin e Gjipesë, me gjatësi 2.2 km. Ky projekt është bashkëfinancim i Bankës Botërore, qeverisë shqiptare dhe pushtetit vendor, me vlerë 30 milionë lekë.

Kryeministri tha se rehabilitimi i kësaj rruge është një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e zonës dhe të turizmit. “Kjo do të jetë rrugë e parametrave europiane, e pajisur me trotuare dhe me sistem ndriçimi bashkëkohor. Ky segment lidh rrugën kryesore me gjirin e Gjipesë dhe manastirin e Shën Theodhorit, një nga monumentet e historisë, kulturës dhe fesë në vendin tonë. Rruga gjithashtu të çon në Kanionin e Gjipesë, një nga diamantet e bregdetit të jugut”, tha Kryeministri.

Ai u kërkoi drejtuesve të pushtetit vendor që të përgatisin sa më shpejt projektin për ndertimin e kesaj rruge deri ne zonen e plazhit, duke shprehur angazhimin e qeverisë për të mbështetur dhe financuar këtë projekt.   

Kryeministri  solli gjithashtu në vëmendje shitjen e rërës së plazhit të Gjipesë katër vite më parë, nga pushtetarët e atëhershëm. 
“Duke kaluar në këtë rrugë më kujtohet kënga ‘Gjipesë çi panë sytë’, pasi  para katër vitesh qeveritarët e atehershem e shisnin rërën e Gjipesë. Për të shuar këtë kujtesë, ata disa dite me pare thanë se Berisha po shet rërën. Por Sali Berisha nuk shet dhe nuk ka ndërmend të shesë asnjë kokërr rërë, duke filluar nga kepi i Stillës deri në Velipojë. Përkundrazi, ne do të ndërtojmë të gjithë rrugën e bregut dhe do të ngremë të gjithë inftrasukturën e fshatrave të saj”, tha më tej Kryeministri.

Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e kompanisë ndërtuese, Kryeministri u kërkoi atyre ta përfundojnë rrugën në një kohë sa më të shkurtër dhe me cilësi. 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›