Projekti i rrugës së Palasës, hap rrugën për dhjetëra projekte nga Orikumi në Ksamil
Gjatë vizitës në fshatrat e Bregut, Kryeministri Berisha u ndal në Palasë ku u njoh me projektin e rrugës së kësaj zone, projket i cili është në proces tenderimi.
Kryeministri Berisha u shpreh se me këtë projekt çelet sipari i dhjetëra projekteve të tjera që shtrihen nga Orikumi në Ksamil. “Ne viziten time ketu, në vitin 2007, i kam premtuar banorëve të bregut se qeveria do të ndërtojë një infrastrukturë moderne për këtë zonë dhe pas një viti ky premtimi po bëhet realitet. Këto vepra do të ndërtohen sipas premtimeve, në një hark kohor prej disa muajsh”, u shpreh Kryeministri.
Duke vlerësuar faktin që këto vepra ndërtohen me kontribut të donatorëve, qeverisë qëndrore dhe qeverisjes vendore, Kryeministri Berisha ftoi banorët që të mbikëqyrin edhe ata vetë cilësinë e punimeve, me qëllim që ato te ndertohen sa më mirë. “Përgjatë bregut po ndërtohet një infrastrukturë moderne dhe ne kërkojmë një cilësi evropiane të këtyre ndërtimeve”, u shpreh Kryeministri.