Investimet e huaja direkte për vitin 2007, 87 % më shumë se në vitin 2006
Kryeministri Berisha deklaroi sot se investimet e huaja në Shqipëri për vitin 2007 janë rritur me 87 %, krahasuar me vitin 2006.
Duke folur në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit Strategjik, ku u diskutua kuadri makroekonomik i vendit për periudhën 2009-2011, Kryeministri Berisha theksoi se gjatë vitit 2007, ekonomia shqiptare shënoi një ecuri pozitive, si në drejtim të rritjes ekonomike ashtu edhe përsa i takon stabilitetit makroekonomik e thellimit të reformave strukturore.
Bazuar në të gjithë treguesit, Kryeministri Berisha vlerësoi se viti 2007 ishte viti më i mirë ekonomik në tërë historinë e ekonomisë së vendit.
Mirëfunksionimi i institucioneve dhe i ekonomisë së vendit, tha Kryeministri, bëri të mundur mbajtjen e plotë të zotimeve të kësaj qeverie para zgjedhësve shqiptarë.