Kryeministri Berisha: Qeveria ka përqendruar investimet në fushën e transportit
Kryeministri Berisha përshëndeti sot takimin e tretë vjetor të Observatorit të Transportit të Europës Juglindore, i cili po zhvillon punimet në Tiranë.
Në fjalën e tij Kryeministri Berisha evidentoi rëndësinë e ndërtimit të korridoreve në rajonin e Europës Juglindore duke nënvizuar se ky rajon është përcaktuar në deklaratën e Selanikut si rajon me të ardhme të sigurtë europiane.
Kryeministri vlerësoi se qeveria shqiptare për shkak të trashëgimisë dhe nevojave shumë të mëdha në infrastrukturë ka përqendruar investimet në tërësi në fushën e transportit.
“Ne po punojmë për aksin Veri-Jug, aks jashtëzakonisht i rëndësishëm veçanërisht për fluksin turistik gjithnjë në rritje në të gjithë bregun e Adriatikut dhe Jon-it. Është në ndërtim e sipër aksi Durrës-Morinë-Prishtinë që ndoshta mund të zgjatet deri Nish, i cili është një aks jashtëzakonisht i rëndësishëm për rajonin. Ndërtimi i këtij aksi me ndonjë degëzim shndërron portet shqiptare në porte të rëndësishme të rajonit”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Gjithashtu Kryeministri Berisha theksoi se qeveria shqiptare po studion të gjitha mundësitë e zgjerimit të porteve aktuale apo ndërtimit të porteve të reja në mënyrë që rajoni i Kosovës, Serbisë Jugore dhe Maqedonisë, por edhe një pjesë e Bullgarisë të mund të përdorin për transport portet shqiptare.
Projekte të tjera transporti, vijoi më tej Kryeministri, janë rruga që lidh Bllatën me Tiranën, e cila shkurton rreth 100 km distancën Shkup-Tiranë.
Duke u ndalur në mundësitë e tjera të transportit, Kryeministri Berisha theksoi se është bërë e domosdoshme një qëndrim i ri ndaj sistemit hekurudhor rajonal.
“Sistemi hekurudhor rajonal ka një rëndësi të madhe për shkak të rritjes së vëllimit të shkëmbimeve tregtare. Ky sistem mezi funksionon për shkak se lidhja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë mungon sikurse mungon edhe lidhja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë”, nënvizoi Kryeministri Berisha.
Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha shprehu vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të ndërtuar deri në kufirin me Maqedoninë, segmentin hekurudhor, ndërsa uroi që edhe vendet mike, Maqedonia dhe Bullgaria do të bëjnë pjesën e tyre në mënyrë që të krijohet një lidhje e gjerë hekurudhore.
Një rëndësi të veçantë gjatë fjalës së tij Kryeministri Berisha i kushtoi Korridorit 8-të, për të cilin e konsideroi si një korridor jashtëzakonisht të rëndësishëm për rajonin.
“Korridori 8 bashkon disa vende dhe është një nga rrugët më të fuqishme të transportit nga Lindja drejt Perëndimit”, u shpreh Kryeministri Berisha duke e vënë theksin në përparësimin e Korridorit 8-të qoftë edhe me bashkëfinancim nga vendet që përshkohen nga ky korridor.
“Shpresoj që Korridori 8 të rikthehet me përparësi në axhendën e korridoreve të mëdha europiane sikurse Shqipëria është e gatshme të luajë rolin e saj me bashkëfinancim në ndërtimin e segmenteve të këtij korridori që kalojnë nëpër Shqipëri”, vlerësoi Kryeministri Berisha.
Gjithashtu Kryeministri nënvizoi se në misionin e observatorit të Ministrave të Transportit të Europës Juglindore është edhe reduktimi i barrierave burokratike dhe kohës së qëndrimit në pikat doganore.
Kryeministri theksoi se Shqipëria e konsideron bashkëpunimin në kuadër të këtij observatori si mjaft të rëndësishëm