E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr pjesë në paradën ushtarake me rastin e 95 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura shqiptare

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në paradën ushtarake, të organizuar me rastin e 95 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura shqiptare, në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte Presidenti i Republikës, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, z. Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, Ministri i Mbrojtjes, z. Fatmir Mediu, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, Atashe ushtarakë, përfaqësues ushtarakë nga shumë vende anëtare të NATO-s dhe vende të tjera partnere, përfaqësues të partive politike, të komuniteteve fetare, veteranë të Luftës dhe të Ushtrisë, etj.

Në këtë paradë parakaluan të gjitha njësitë e Forcave të Armatosura shqiptare, ku çdo kuadrat përfaqësonte një strukturë të caktuar të FA, si dhe gjithë mjetet ushtarake, të specifikuara sipas funksionit të njësive ushtarake.

Për herë të parë në historinë e paradave të Forcave të Armatosura shqiptare parakaluan edhe ushtarakë të vendeve partnere të NATO-s dhe PfP-së. E gjithë parada synonte demonstrimin para publikut të fazave të modernizimit dhe perfomancës së re të FA shqiptare, të cilat aspirojnë integrimin në NATO.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›