Kryeministri Berisha: Qeveria, thellësisht e angazhuar për pavarësinë e institucioneve në vend
Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha u ndal edhe në debatin mbi pavarësinë e institucioneve në Shqipëri, duke theksuar se qeveria shqiptare mbetet thellësisht e angazhuar në këtë drejtim.
“Dua të theksoj se qeveria ime dhe unë jemi tërësisht dhe thellësisht të angazhuar për pavarësinë e institucioneve. Jemi ne që kemi çelur siparin e rëndësisë së madhe të institucioneve të pavarura për vendin dhe jemi më të interesuar se kushdo tjetër për pavarësinë e këtyre institucioneve, por për një pavarësi reale, të vërtetë të tyre. Sikundër, jemi ne të votëbesuarit e shqiptarëve, që kemi detyrimin madhor të procedojmë me reformat, ashtu siç po bëjmë ndërkohë”, u shpreh Kryeministri.
27/10/2008