Qeveria shqiptare dhe qeveria italiane nënshkruajnë disa marrëveshje dhe kontrata të rëndësishme
Gjatë vizitës së sotme të Ministrit të Jashtëm italian Franko Fratini në Shqipëri u nënshkruan disa marrëveshje dhe kontrata të përbashkëta, në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast u nënshkruan nga përfaqsues të qeverive të të dy vendeve këto marrëveshje dhe kontrata:
Marrëveshja midis Qeverisë së Republikës së Italisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në lidhje me konvertimin e lejeve të drejtimit. Kontrata për rikonstruksionin e nënstacionit elektrik “Tirana 2”, mbi bazën e një financimi nga Kooperacioni për Zhvillim i Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane. Dorëzimi i pjesës së parë prej 5 milione euro të një financimi të Kooperacionit për Zhvillim të Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane për programin mbështetës te bizneseve të mesme dhe të vogla shqiptare. Kontrata e koncesionit për parkun industrial të Koplikut. Deklarata e shprehjes së interesit për realizimin e nyjes energjetike në Lezhë, të aktiviteteve dhe veprave ndihmëse përkatëse.27/10/2008