Kryeministri italian Berluskoni do të vijë së shpejti për një vizitë zyrtare në Shqipëri
Kryeministri Berisha tha sot, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, se, gjatë takimit që pati me Ministrin e Jashtëm italian, zoti Fratini, ai e siguroi se, në një kohë të shpejtë, Kryeministri italian Silvio Berluskoni do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
“Kjo vizitë shënon një ngjarje tjetër kulmore në marrëdhëniet tona, një nxitje të madhe dhe inkurajim për biznesin italian, për të investuar në Shqipëri. Kjo vizitë, shënon gjithashtu një mbështetje të fuqishme të përpjekjeve tona për integrimin në NATO dhe integrimin në Bashkimin Europian”, tha Kryeministri.
27/10/2008