Kryeministri Berisha dhuron pagën e tij mujore në fondin për fëmijët e policëve të vrarë

Kryeministri Berisha, gjatë aktivitetit festiv të zhvilluar sot në Durrës me fëmijët dhe të afërmit e policëve të rënë në detyrë, shprehu dëshirën për të ofruar kontributin e tij në fondin e përcaktuar për këta fëmijë, duke dhuruar pagën e tij mujore.
“Dua të falënderoj të gjithë biznesmenët të cilët janë bashkuar në këtë fond për ndjeshmërinë që kanë treguar ndaj jush në shenjë mirënjohje dhe respekti ndaj atyre që me sakrificën kanë bërë bizneset e tyre të jenë më të sigurta. Dëshiroj të bashkohem me ta. Nuk jam biznesmen, por në këtë fond kam shumë kënaqësi të vendos dhe pagën time mujore, si një gjest qytetar, tani jo më si Kryeministër, por si një qytetar që dua familjarisht të shpreh edhe unë mirënjohjen dhe respektin për veprën e prindërve tuaj”, u shpreh Kryeministri Berisha.