V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.277, DATË 18.6.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRFITIMET NGA STATUSI I TË VERBËRIT”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.277, DATË 18.6.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRFITIMET NGA STATUSI I TË VERBËRIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbërit”, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 3, e vendimit nr.277, datë 18.6.1997, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror i lëshon personit të verbër librezën e verbërisë, si dokument prove për përfitimin nga ligji nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbërit”, pas marrjes së vendimit nga Komisioni Mjekësor për Përcaktimin e Verbërisë. Modeli i librezës së verbërisë përcaktohet nga ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA