E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e grupit italian te qeramikës DADO

Kryeministri Berisha priti në një takim grupin italian DADO, i njohur për produktet qeramike.Investitorët italianë e njohën Kryeministrin Berisha me projekt-idenë për ndërtimin e një fabrike të prodhimit të pllakave qeramike, ndërtimin e një qendre tregtare dhe ngritjen e një rezorte turistike.

Kryeministri Berisha i falënderoi investitorët italianë që përzgjodhën Shqipërinë për të zgjeruar linjën e tyre të investimeve.

Gjatë bashkëbisedimit Kryeministri Berisha i njohu përfaqësuesit e grupit italian DADO edhe me situatën e investimeve në vend dhe i garantoi se administrata e tij do të vlerësojë dhe do të mbështesë projekt-propozimin e tyre, konform ligjeve në fuqi. 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›