Kryeministri Berisha: “Sulmi ndaj Kondit, akt i shëmtuar kriminal”
Zyra e kryeministrit Berisha ka reaguar dje duke dënuar ashpër sulmin ndaj gazetarit Luan Kondi dhe duke kërkuar zbardhjen e menjëhershme të autorëve të ngjarjes. “Kryeministri Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe agresionin ndaj gazetarit të gazetës ‘Albania’, Luan Kondi. Kryeministri Berisha e cilëson agresionin si një akt të shëmtuar kriminal dhe u ka kërkuar organeve kompetente gjetjen dhe vënien përpara ligjit të agresorit për aktin e tij të rëndë”.
21 Dhjetor 2008