Shqipëria paralajmërohet për shtetet me të cilat nuk duhet të bëjë transaksione
Në listën e shteteve për pastrim parash është edhe Qipro. Drejtoria për Pastrimin e Parave njofton të gjitha institucionet financiare në vend
Laureta Rryçi
Shqipëria paralajmërohet të mos bëjë transaksione me disa shtete të huaja që janë etiketuar si vende ku pastrohet paraja. Raporti më i fundit i Grupit të Veprimit Financiar (FATF), i cili është organizmi i vetëm ndërkombëtar që merret me evidentimin e vendeve ku pastrohen paratë, ka renditur këtë vit disa shtete si më problematike ndaj këtij fenomeni. Ky raport ka mjaftuar për të vënë në alarm shtetet e tjera duke u kujtuar se nuk duhet të bëjnë transaksione me to. Paralajmërimi ka ardhur edhe për Shqipërinë. Burime pranë Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave pohuan dje për gazetën “Albania” se kanë vënë në dijeni të gjitha institucionet financiare në vend për shtetet që duhet të kenë kujdes. Raporti ka përcaktuar në listën e zezë shtetet që kanë mangësi të theksuara në sistemet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Iranin dhe Uzbekistanin. Në të njëjtën kohë, Grupi Financiar ka tërhequr vëmendjen në drejtim të mangësive që ekzistojnë dhe për Turkmenistanin, Pakistanin, Sao Tome dhe pjesën veriore të Qipros.
Paralajmërimi
Duke pasur parasysh rëndësinë e vlerësimit të bërë nga FATF si organizmi botëror më i rëndësishëm në fushën e AML/CFT dhe rrezikun potencial që paraqet kryerja e transaksioneve
me këto vende, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave e konsideron si të domosdoshëm trajtimin me vigjilencë të zgjeruar nga institucionet financiare në Republikën e Shqipërisë të transaksioneve me vendet e sipërpërmendura. Kështu thuhet në njoftimin zyrtar që kanë marrë prej pak kohësh të gjitha institucionet financiare në vend.
Pastrimi i parave
Pastrimi i parave është relativisht një krim i ri në Shqipëri si dhe në shumë vende të tjera të botës. Dhe është gjetur shpesh si indikacion i aktiviteteve kriminale. Pothuaj të gjitha tipet e krimeve, qofshin trafiqe, mitmarrje, mashtrime në prokurime, vjedhje të mëdha ose evazion fiskal, përfshijnë disa lloj skemash të pastrimit të parave. Kriminelët kërkojnë të fshehin fitimet e tyre që burojnë nga aktivitete jo të ligjshme dhe punë jo të pastra duke manipuluar transaksionet financiare vendase dhe ndërkombëtare. Megjithatë, në vendin tonë që nga viti 2001 është ngritur një strukturë e posaçme, Njësia e Inteligjencës Financiare (NIF), që merret pikërisht me zbulimin e të gjitha shoqërive apo personave që merren me pastrimin e parave. Gjatë këtyre viteve ka funksionuar në varësi të disa procedurave të përcaktuara në ligj. Por ata që nuk kanë ndryshuar janë institucionet që monitorohen si dhe kërkohet informacion i detajuar për të zbuluar kështu se kush merret me pastrim parash. Më pas, NIF e shpërndan informacionin te një numër i caktuar agjencish të zbatimit të ligjit. Disa prej tyre i dërgohen policisë për hetime të mëtejshme dhe të tjera i dërgohen Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për ndjekje kriminale. Gjatë vitit 2005 janë parashtruar dhjetë raste për hetim dhe katër raste për penalizim të njërit lloj apo tjetrit.
Inspektimi i NIF-it
Drejtoria e Inspektimit e NIF-it ushtron funksionet mbikëqyrëse dhe parandaluese për të mos lejuar përdorimin e kanaleve bankare dhe institucioneve të tjera financiare për qarkullimin e të ardhurave që burojnë nga veprimtari kriminale për të mundësuar pastrimin e parave apo financimin e terrorizmit nëpërmjet ushtrimit të kontrolleve në subjektet e ligjit, ngrirjen e aseteve, llogarive bankare dhe marrjen e masave administrative. Gjithashtu, kjo Drejtori është përgjegjëse për koordinimin e shkëmbimit të inteligjencës financiare me njësitë homologe në botë.
Kur hetohet
Njësia e Inteligjencës Financiare, si Agjenci Qendrore Kombëtare, kërkon, analizon dhe i shpërndan autoriteteve kompetente zbulimin ose ekspozenë e informacionit financiar lidhur me: të ardhurat që dyshohen se kanë origjinë kriminale; kërkesat e bëra nga entet rregullatorë dhe licencuese kur ka rrethana të pazakonta dhe të pajustifikuara mbi të cilat një entitet i ri formohet apo kryen veprimtarinë operacionale. Institucionet financiare kanë detyrimin ligjor për të identifikuar klientin, regjistruar e ruajtur të dhënat, për të raportuar transaksionet e dyshimta (RAD) dhe ato mbi kufirin e vlerës 20 milionë lekë (RTV). Këto institucione kanë ngritur strukturat e tyre me persona përgjegjës në këtë drejtim dhe kanë krijuar qendrën e të dhënave.
Inspektime që kryhen nga NIF
Organet Tatimore,
Agjencinë Kombëtare të Privatizimit,
Kompanitë e Sigurimeve,
Organet Doganore, në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ZQRPP
Zyrat e Këmbimeve Valutore,
Agjencitë e Udhëtimit,
Lojërat e fatit dhe kazinotë,
Bankat e nivelit të dytë
te Noterët dhe tek Avokatët
Bashkëpunimi ndërkombëtar
Marrëdhëniet ndërkombëtare midis NIF janë zgjeruar gjithnjë e më shumë. Gjatë këtyre pesë viteve të fundit, NIF Shqiptar e ka zgjeruar në mënyrë thelbësore qëllimin e aktivitetit të tij përmes nënshkrimit të marrëveshjeve dy dhe shumëpalëshe për shkëmbimin dhe përdorimin e informacionit financiar, veçanërisht me vendet fqinjë. Deri tani, NIF ka nënshkruar njëzet e katër memorandume bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë.
21 Dhjetor 2008