E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria të distancohet nga dhuna mbi mediat



Nëpërmjet deputetit Musa Ulqini, Partia Socialiste ka reaguar dje duke dënuar dhunën dhe duke kërkuar zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. “Qeveria të distancohet nga dhuna fizike e ushtruar mbi zëvendëskryeredaktorin e gazetës ‘Albania’ dhe të ndalojë dhunuesit. Klima e marrëdhënieve e qeverisë me mediat po jep shenja shumë shqetësuese acarimi, në dëm të lirisë së shtypit, në kushtet kur dhunohen gazetarët e kur media të pavarura kërcënohen në ekzistencën e tyre me nxjerrje arbitrare nga godinat e punës. Të gjithë e dimë se njeriu që duhet të përgjigjet quhet Sali Berisha”, - tha Ulqini.

21 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›