E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferencë për shtyp e zëdhënëses së Kryeministrit, znj. Juela Meçani

Lidhur me komentet e medieve, por edhe prononcimet e ndonjë anëtari të Akademisë së Shkencave, dua të theksoj se reforma në Akademinë e Shkencave dhe institucionet e kërkimeve Shkencore është një reformë jetike për shkëputjen nga një model sovjetik universalisht i dështuar në misionin e tij dhe rivendosjen e Akademisë së Shkencave dhe të kërkimit shkencor në modelin e suksesshëm bashkëkohor perëndimor.

Të gjitha interpretimet e tjera janë të gabuara dhe Kryeministri Berisha shpreh keqardhje të thellë për to, pasi reforma nuk synon të cenojë apo lëndojë asnjë personalitet.

Në të kundërt, Kryeministri Berisha beson se në organizimin e ri të Akademisë së Shkencave, personalitete të nderuara si Ismail Kadare e të tjerë do të mund të vazhdojnë të japin kontributin e tyre të shquar në jetën akademike të vendit.

Kryeministri Berisha siguron se jo rritja por shumëfishimi i mbështetjes buxhetore për botën akademike dhe kërkimin shkencor, që janë elita e vendit, është objektiv madhor i qeverisë së tij.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›