E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Ujësjellësi i Cakranit, një tjetër premtim i mbajtur i qeverisë

- Kryeministri Berisha inauguroi sot ujësjellësin e fshatit Cakran, me vlerë 32 milionë lekë, i cili do të furnizojë me ujë pa ndërprerje 5000 banorët e kësaj komune

Kryeministri Berisha, i cili po zhvillon një vizitë në qarkun e Fierit, mori pjesë sot në inaugurimin e ujësjellësit të fshatit Cakran, një tjetër premtim i mbajtur i qeverisë. Ujësjellësi i ri, me vlerë rreth 32 milionë lekë, do të furnizojë pa ndërprerje me ujë 5000 banorët e kësaj komune.

Duke përshëndetur banorët e zonës, Kryeministri Berisha u shpreh se me ndërtimin e sistemit të brendshëm të ujësjellësit do të përmirësohet ndjeshëm furnizimin me ujë i zonës. Kryeministri tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur nga qeveria, sikurse ka ndodhur dhe me projekte të tjera në shkolla, rrugë, etj.. 

Kryeministri u premtoi banorëve të Cakranit se shumë shpejt do të ndërtohet rruga që lidh këtë fshat me qytetin e Fierit.

“Problem është ndërtimi i rrugës që lidh zonën me Fierin, por ju jap fjalën se do ta ndërtojmë në të gjithë trajektoren e saj dhe sipas standardeve më të mira ndërkombëtare. Dua t’u them banorëve të Cakranit se do të mbështesim çdo projekt të komunës për ngritjen e dhe modernizimin e infrastrukturës në shkolla, ujësjellës dhe të gjitha objekteve që lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën tuaj”, tha Kryeministri.

Kryeministri u ndal në ndërtimin e rrugës qëndroje, dhe premtoi se brenda këtij viti do të fillojë rindërtimi i plotë i saj.

“Problem mbetet rruga qendrore, rindërtimi i plotë i së cilës do të fillojë brenda këtij viti dhe sipas standardeve ndërkombëtarë në mënyrë që të mos pësojë atë fat që ka pësuar pas rikonstruksioneve të tjera të mëparshme. Ju jeni një zonë e fuqishme për prodhimet bujqësore dhe meritoni plotësisht një komunikim sipas standardeve më të mira”, u shpreh Kryeministri.

Kryetari i Komunës së Cakranit, informoi Kryeministrin se rrjeti i brendshëm i rrugëve që lidh fshatrat me rrugën kryesore është asfaltuar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›