E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori gjerman, kafe me kreun e PS-së

Në orët e paradites së djeshme, ambasadori i Republikës Gjermane në Tiranë, Bernard Boschard, ka shkelur në selinë e Partisë Socialiste. Aty ai ka takuar kreun e opozitës, Edi Rama, me të cilin ka konsumuar një kafe. Mes tyre janë zhvilluar biseda rreth ngjarjeve të fundit politike dhe përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Rama mësohet ta ketë informuar ambasadorin për qëndrimet e mëtejshme të opozitës dhe rolin e saj në monitorimin e infrastrukturës zgjedhore. Kreu socialist ka vënë theksin te problematika me të cilën po ndeshet procesi i pajisjes së shtetasve me kartat e identitetit. Ambasadori ka ndarë me Ramën nevojën që ka Shqipëria për të kryer zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›