Kryeministri Berisha çel sezonin artistik në TOB
Kryeministri Sali Berisha çel sezonin artisitik në TOB. Starti i zhvillimeve kulturore arstistike për 2009-të në këtë institucion të rëndësishëm, është përuruar me mbrëmjen koncertore të "Orkestrës së harqeve", instrumentistët e së cilës kreu i qeverisë i ka cilësuar si dallandyshet e para të shqipërisë në botë. Mbrëmja koncertore është mbajtur nën kujdesin e veçantë të kryeministrit Berisha dhe ministrit të Jashtëm Lulëzim Basha. Të dy këto autoritete, kanë vendosur të shpallin me këtë rast edhe vitin diplomatik për Shqipërinë.Mbrëmja koncertore me orkestrën e harqeve, vjen pas një suksesi të kësaj orkestre në mbarë botën. Instrumentistët e saj,kanë prekur skenat më ët rëndësishme të botës.Në këtë aktivitet që zyrtarizoi çeljen e vitit artistik për TOB, kanë qenë të pranishëm politikanë të vendit, arstistë, emra të njohur tëm edias dhe përfaqësia e trupit të huaj diplomatik në vendin tonë.