Mujë Buçpapaj: Vendimi i qeverisë ndikon në mënyrën e funksionimit të QNK Arbnori

>Drejtori i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës Arbnori tregon mbi zhvillimin e punimeve, si dhe flet për reduktimin e aktiviteteve artistike
Rikonstruksioni i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës ka disa muaj që ka nisur, por deri tani shumë pak është bërë në këtë drejtim. Kjo gjë pranohet dhe nga drejtori i QNK Arbnori, Mujë Buçpapaj. Në një prononcim dhënë për gazetën ai tregon se cilat janë disa nga arsyet që punimet në këtë institucion nuk po ecin me ritmet e duhura, ku ai rendit si shkaktar të kësaj dhe shumë kompani biznesi. Pas shumë dilemash gati 18 vjeçare, qeveria Berisha i ka dhënë një përgjigje inkurajuese këtij shqetësimi qytetar, kryesisht të komunitetit të të rinjve dhe artistëve. Prej vitit të kaluar ka filluar rikonstruksioni i QNK Arbnori me një fond rreth 5 milionë eurosh të qeverisë, për shndërrimin e saj në një qendër artesh të përformuara, por nuk po ecet me ritmet e duhura. Disa kompani biznesi dolën vetëm në muajin shtator të vitit të kaluar nga ambiente marra me qera, ndërsa Top Media që ka rreth 30% të sipërfaqes së përgjithshme akoma nuk është transferuar, duke penguar ndërtimin intensiv të kantierit.
Meqenëse është folur gjithnjë për një zgjidhje kompromisi, nga informacioni që kam unë Top-it i është dhënë sipërfaqe shtesë tek ish ekspozita Shqipëria sot, sipërfaqe tjera të lira tek ndërtesa, ku aktualisht është edhe televizioni NTV në Kinostudio, si dhe janë në procedura marrja e një sipërfaqe toke të lirë, përsëri në ambientet e Kinostudios, për të ndërtuar një ndërtesë te re për interesat e këtij televizioni të madh, tregon Buçpapaj. Më tej duke folur për vonesat në rikonstruksionin e Piramidës ai shton se: Pa u liruar totalisht ambientet e Piramidës nuk mund të flitet për realizim të projektit dhe as për kapje të grafikut kohor të ndërtimit. Kjo gjë ka dalë jashtë parashikimeve tona. Për momentin është në përfundim struktura metalike e teatrit të ri, e cila lejon vazhdimin e punimeve, si dhe po ndiqen proceduart për trajtimin financiar të punonjësve, duke ndjekur një program të reduktuar artistik. Ndërkohë që deri tani akoma nuk është zgjidhur dhe problemi për pagat e punonjësve të këtij institucioni. Është punuar për një zgjidhje ligjore të problemit, por deri tani asgjë nuk është bërë konkrete. Sipas drejtorit Buçpapaj, prej muajsh u janë dërguar letra dy ministrive përkatëse, asaj të Financës dhe Kulturës, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Jemi fokusuar në gjetjen e një zgjidhje ligjore lidhur me pagesën e papunësisë që duhet të marrin të gjithë punonjësit e Piramidës, të cilët dalin të papunë si rezultat i rikonstruksionit në ndërtesës së QNK-së. Prej tetë muajsh jam marrë intensivisht me këtë problem nëpërmjet dhjetëra shkresave drejtuar MTKRS-së dhe Ministrisë së Financave. Është për të ardhur keq që të gjitha problemet në këtë vend zgjidhen vetëm pasi problemi i bëhet prezent kryeministrit Berisha. Falë kësaj ndërhyrje, burokracia ka lëvizur dhe pritet që brenda kësaj jave të merret një vendim pozitiv për trajtimin financiar të punonjësve të Piramidës. Kërkesa jonë është që të gjithë punonjësit të përfitojnë një trajtim financiar të paktën njëvjeçar, shprehet ai. Ndërkohë që QNK, ka pezulluar një pjesë të mirë të aktiviteteve të saj. Janë bërë shumë pak si ndonjë promovim libri,ndërsa të tjerat nuk zhvillohen për shkak të mungesës së ambienteve. QNK është institucion vetëfinacues. Prej janarit të vitit kaluar ne kemi anuluar të gjitha kontratat për veprimtaritë fitimprurëse të Qendrës, si dhe prej muajit prill 2008 kemi lëshuar gjithë ndërtesën në dispozicion të rikonstruksionit. Kjo ka penguar axhendën tonë. Do të varët shumë nga vendimi i qeverisë për mënyrën e funksionimit të QNK-së deri në përfundim të projektit të zbatimit, se si do të realizojmë disa nga parashikimet tona artistike, thekson ndër të tjera drejtori i QNK. Ndërkohë që drejtori Mujë Buçpapaj tregon se mes shumë problemeve që hasen sot për këtë qendër, ai vlerëson dhe shndërrimin e saj në një qendër të madhe të arteve. Janë shumë probleme, si trajtimi financiar i të gjithë punonjësve të QNK-së, pasi nuk mund të zvarritet më marrja e një vendimi të drejtë për ta. Së dyti lirimi i menjëhershëm i ambienteve. Top Media duhet ti përgjigjet me të njëjtin seriozitet gatishmërisë së qeverisë për ti krijuar kushtet e nevojshme për transferimin e saj. Së treti përfundimi në kohë i projektit më të madh të kulturës në Shqipëri gjatë tre dekadave të fundit dhe realizmi i tij në parametrat e parashikuar në preventivin bazë. Së katërti shndërrimin e QNK-së në një qendër kombëtare të arteve të performuar, ashtu siç edhe ka qenë ideja fillestare në shërbim të artistëve të rinj dhe jo të një institucioni të mbyllur, që nuk i kalon dot produktet tradicionale të kulturës në këtë vend, shprehet drejtori i QNK. Sipas tij për të përmbushur misionin, Qendrës do ti duhet të krijojë dhe paraqesë perfomanca të cilat pasqyrojnë standardet më të larta të përsosmërisë dhe larmisë, e cila është treguese për botën në të cilën jetojmë, dhe ti organizojë këto shfaqje si të pranueshme për spektatorët me numrin më të madh të mundshëm, e cila arrihet përmes ndjenjës së edukimit për artet. Kjo synon ndërtimin e një institucioni multidimensional kulture e ngjashme me disa qendra të tilla në perëndim e fokusuar tërësisht në artet moderne, kontemporane. Në këtë qendër parashikohet të funksionojnë galeria e arteve vizuale, si piktura, fotografie, skulptura, arkitektura, tetari, muzika, kinemaja, koncertet, libraritë, bibliotekat, sallat e dansit modern, simpoziumeve, konferencave dhe letërsisë, etj. Tipike për këtë koncept janë qendra Kendy në Uashington dhe Geroge Pompidou Center në Paris. Në fund të ai u shpreh se ekspozimi dhe realizmi i arteve të performuara sipas një programi të gjerë do të përmirësonte cilësinë e përvojave të artistëve të rinj. Ajo do të nxiste dhe krijonte programe të suksesshme për vendin dhe komunitetin, duke i shërbyer si informacionit, por edhe edukimit të arteve në nivel kombëtar.