Kryeministri Berisha deklaron se Kushtetuta përcakton qartë kalimin e kompetencave në rast të mbetjes vakant të postit të presidentit
Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, Kryeministri Berisha u shpreh se Kushtetuta e vendit përcakton qartësisht se çfarë ndodh dhe kush zëvendëson në rast se vendi i presidentit mbetet vakant. Gjithashtu z. Berisha u shpreh se partitë politike do të arrijnë konsensusin për zgjedhjen e presidentit.