Kryeministri Berisha dënon aktet e terrorit çnjerëzor të shpërthimit të dy bombave në Boston të SHBA-ve
Kryeministri Berisha dënon me forcë aktet e terrorit çnjerëzor e të shëmtuar të shpërthimit të dy bombave ne Boston të Shteteve të Bashkuara te Amerikës gjatë kohës së zhvillimit të maratonës se Bostonit, të cilat shkaktuan vdekjen tragjike të disa qytetareve të pafajshëm dhe plagosjen e qindra të tjerëve.
Kryeministri Berisha i shpreh familjeve te viktimave, Presidentit te SHBA Barack Obama, dhe kombit amerikan mik të madh e të çmuar të shqiptareve, ngushëllimet më të ndjera për humbjen tragjike te jetëve te pafajshme njerëzore si dhe urimet me te sinqerta për shërimin e plote te të plagosurve si pasoje e këtij akti te shëmtuar.
Kryeministri Berisha shpreh mbështetjen e plotë ndaj agjencive te rendit e sigurisë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bindjen e tij te thellë se autorët e këtij krimi çnjerëzor dhe të shëmtuar do te vihen se shpejti përpara drejtësisë.
16/04/2013