Kryeministri Berisha dënon aktin barbar ndaj pengjeve shqiptarë në Afganistan
- DEKLARATE PER SHTYP E KRYEMINISTRIT -
Kryeministri Sali Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe aktin terrorist të falangave të talebanëve ndaj shqiptarëve qytetarë të Maqedonisë si një tjetër akt barbar të Mullah Omarit dhe grupeve të tij terroriste.
Kryeministri u përcjell gjithashtu ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, popullit dhe qeverisë së Maqedonisë, si dhe u shpreh atyre ndjenjat më të thella të solidaritetit.
Akte të tilla barbarie nuk do të pengojnë në asnjë mënyrë përpjekjet e përbashkëta të botës demokratike për të mbështetur popullin afgan në rrugën drejt demokracisë dhe zhvillimit.