Përcaktohet kalendari i tre javëve të para të sesionit të ri parlamentar

02-09-2011 / Gazeta 55
Sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve
Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet sot nën drejtimin e kryetares Jozefina Topalli, për të shqyrtuar kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit në prag të fillimit të sesionit të ri parlamentar të hënën (5 shtator).
Sipas të dhënave zyrtare nga parlamenti, në pritje të hapjes së sesionit të pestë të legjislaturës së XVIII-të të Kuvendit, konferenca e kryetarëve, ku marrin pjesë kryetarët e grupeve parlamentare dhe nënkryetarët e Kuvendit, do të shqyrtojë kalendarin e punës për periudhën trejavore, si dhe Programin e punës deri në muajin nëntor 2011.
Kalendari trejavor dhe Programi i punës do t’i kalohen për miratim seancës plenare të së hënës (5 shtator).