E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha do të takohet me kryeministrin grek Jorgos Papandreu dhe Kryeministrin maqedonas Nikolas Gruevski

Pas vizitës në qytetin e Pogradecit, Kryeministri Berisha do të vijojë vizitën në  bashkinë e Prespës në Greqi, ku do të marrë pjesë në një takim informal  me dy homologët e tij, Kryeministrin grek Jorgos Papandreu, dhe Kryeministrin maqedonas Nikolas Gruevski.
Ky takim i organizuar nga Kryeministri grek Papandreu me Kryeministrat e vendeve të cilat  lagen nga ujërat e Liqenit të Prespës, do të finalizohet me firmosjen e një deklarate të përbashkët për  bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes  dhe zhvillimit të ekosistemit të liqenit të Prespës dhe të Parkut kombëtar të Prespës.
Gjatë kësaj vizite do të ketë edhe disa takime bilaterale.27/11/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›