Kryeministri Berisha uron besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një vizitë në Myftininë e Pogradecit me rastin e Ditës së Kurban Bajramit, nga ku i përcolli të gjithë besimtarëve myslimanë urimet për festën.
“Shfrytëzoj rastin për të shprehur dhe për të përcjellë urimet me te përzemërta të besimtarëve myslimanë të Pogradecit dhe mbarë Shqipërisë, por dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë. I uroj gëzuar këtë ditë, ditën e nderimit, të përkushtimit sublim të sakrificës më sublime , për besimin tek zoti, tek familja, tek shoqëria. Asgjë nuk ka ndërtuar dhe nuk ndërton njeriu, të gjitha mrekullitë e tij , të gjitha arritjet e tij janë të bazuara në sakrificën e tij të ndershme, në djersën, në mundin , në dhimbjen, në përkushtimin, ndaj ne nderojmë sot këtë ditë më mirë se kurrë.
Kurban bajrami na gjen ne anëtarë të NATO-s. Kurban Bajrami na gjen ne një komb të votuar nga 27 vende të Evropës për tu bashkuar në gjirin e tyre, na gjen ne fund të liberalizmit të plotë të vizave.
Le të urojmë të gjithë së bashku që Kurban Bajrami i ardhshëm të na gjejë me ëndrra të tjera të realizuara.
Edhe njëherë Gëzuar!”27/11/2009