V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË BORDEVE TË KULLIMIT, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT &n
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E LISTëS Së INVENTARIT Të PRONAVE Të PALUAJTSHME SHTETëRORE, Të BORDEVE Të KULLIMIT, Të CILAT I KALOJNë Në PëRGJEGJëSI ADMINISTRIMI MINISTRISë Së BUJQëSISë, USHQIMIT DHE MBROJTJES Së KONSUMATORIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit ”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të bordeve të kullimit, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, listë e cila i bashkëlidhet këtij vendimi. Në këtë listë përfshihen:
· Bordi i kullimit, Berat, (ushtron funksionin në Berat, Kuçovë e Skrapar, në qarkun e Beratit). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 116 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë) fletë dhe ka 2 296 (dy mijë e dyqind e nëntëdhjetë e gjashtë) pasuri.
· Bordi i kullimit, Durrës, (ushtron funksionin në Durrës e Krujë, në qarkun e Durrësit). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 42 (dyzet e dy) fletë dhe ka 656 (gjashtëqind e pesëdhjetë e gjashtë) pasuri.
· Bordi i kullimit, Elbasan, (ushtron funksionin në Elbasan, Gramsh e Librazhd, në qarkun e Elbasanit). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 66 (gjashtëdhjetë e gjashtë) fletë dhe ka 732 (shtatëqind e tridhjetë e dy) pasuri.
· Bordi i kullimit, Fier, (ushtron funksionin në Fier e Mallakastër, në qarkun e Fierit). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 88 (tetëdhjetë e tetë) fletë dhe ka 1 648 (një mijë e gjashtëqind e dyzet e tetë) pasuri.
· Bordi i kullimit, Gjirokastër, (ushtron funksionin në Gjirokastër, Përmet e Tepelenë, në qarkun e Gjirokastrës). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 43 (dyzet e tre) fletë dhe ka 520 (pesëqind e njëzet) pasuri.
· Bordi i kullimit, Kavajë, (ushtron funksionin në Kavajë, në qarkun e Tiranës dhe Peqin, në qarkun e Elbasanit). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 30 (tridhjetë) fletë dhe ka 361 (treqind e gjashtëdhjetë e një) pasuri.
· Bordi i kullimit, Korçë, (ushtron funksionin në Korçë, Devoll e Kolonjë, në qarkun e Korçës). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 101 (njëqind e një) fletë dhe ka 1 719 ( një mijë e shtatëqind e nëntëmbëdhjetë) pasuri.
· Bordi i kullimit, Kukës, (ushtron funksionin në Kukës, Has e Tropojë, në qarkun e Kukësit). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 33 (tridhjetë e tre) fletë dhe ka 269 (dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë) pasuri.
· Bordi i kullimit, Lezhë, (ushtron funksionin në Lezhë, Laç e Mirditë, në qarkun e Lezhës). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 44 (dyzet e katër) fletë dhe ka 697 (gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë) pasuri.
· Bordi i kullimit, Lushnjë, (ushtron funksionin në Lushnjë, në qarkun e Fierit). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 53 (pesëdhjetë e tre) fletë dhe ka 930 (nëntëqind e tridhjetë) pasuri.
· Bordi i kullimit, Mat, (ushtron funksionin në Peshkopi, Mat e Bulqizë, në qarkun e Dibrës). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 36 (tridhjetë e gjashtë) fletë dhe ka 245 (dyqind e dyzet e pesë) pasuri.
· Bordi i kullimit, Pogradec, (ushtron funksionin në Pogradec, në qarkun e Korçës). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 19 (nëntëmbëdhjetë) fletë dhe ka 265 (dyqind e gjashtëdhjetë e pesë) pasuri.
· Bordi i kullimit, Sarandë, (ushtron funksionin në Sarandë e Delvinë, në qarkun e Vlorës). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 27 (njëzet e shtatë) fletë dhe ka 351 (treqind e pesëdhjetë e një) pasuri.
· Bordi i kullimit, Shkodër, (ushtron funksionin në Shkodër, Malësi e Madhe e Pukë, në qarkun e Shkodrës). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 41 (dyzet e një) fletë dhe ka 515 (pesëqind e pesëmbëdhjetë) pasuri.
· Bordi i kullimit, Tiranë, (ushtron funksionin në Tiranë, në qarkun e Tiranës). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 29 (njëzet e nëntë) fletë dhe ka 299 (dyqind e nëntëdhjetë e nëntë) pasuri.
· Bordi i kullimit, Vlorë, (ushtron funksionin në Vlorë, në qarkun e Vlorës). Lista e inventarit për këtë bord përbëhet nga 27 (njëzet e shtatë) fletë dhe ka 454 (katërqind e pesëdhjetë e katër) pasuri.
Në këto lista janë, gjithsej, 795 (shtatëqind e nëntëdhjetë e pesë) fletë inventari, me 11 957 (njëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e shtatë) pasuri.
2. Ngarkohet ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, ministri i Brendshëm dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA25/11/2009