KE, 20 deputetë, rezolutë për krimet kundër komunizmit
Këshilli i Evropës kërkon dënimin e krimeve të komunizmit. Një grup prej 20 deputetësh, anëtarë të Asamblesë së Këshillit të Evropës, kanë paraqitur një deklaratë, ku kërkohet miratimi i një rezolute për Luftën e Dytë Botërore dhe denoncimin e krimeve të komunizmit. “Shtatori i vitit 2009 shënon 70-vjetorin e shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. Pakti Molotov-Ribbentrop dhe nënshkrimi i Protokollit Sekret më 23 gusht 1939, hapi rrugën për një sulm të përbashkët ndaj Polonisë nga Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik, i cili filloi përkatësisht më 1-17 shtator të vitit 1939”, - thuhet në dokument. Sipas tyre, bashkësia ndërkombëtare, fill pas luftës, denoncoi krimet e nacional-komunizmit menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, por mbeten ende për t’u dënuar krimet e regjimit stalinist, si në nivelin ndërkombëtar, si dhe nga Federata Ruse. Dokumenti i përpiluar nga europarlamentarët, shumica e të cilëve janë nga vendet ish-komuniste të Evropës Lindore, u bën thirrje shteteve pjesëmarrëse të Asamblesë që të “vazhdojnë të vlerësojnë dhe të gjykojnë krimet e komunizmit nga pikëpamja ligjore, morale, politike dhe historike e parë, për një vlerësim objektiv dhe gjithëpërfshirës të së kaluarës komuniste totalitare dhe në veçanti, krimeve staliniste, gjë që mund të çojë në një kuptim më të thellë dhe integrimin më të shëndoshë në të ardhmen të të gjitha kombeve evropiane”. Drafti thotë se duhet të ndihmohet Rusia për kryerjen e një debati publik gjithëpërfshirës për krimet e regjimit stalinist. Nisma e 20 europarlamentarëve u shkon për shtat kërkesave që ka shtruar KE ndaj vendeve anëtare, që të marrin masa konkrete për të denoncuar krimet e së kaluarës komuniste. Pjesë e këtij procesi është edhe Shqipëria. Hapi i fundit, i mbyllur pa sukses, ishte miratimi i ligjit të lustracionit. Paketa e propozuar nga kreu i mazhorancës, zoti Berisha, u kundërshtua nga opozita, segmente të caktuara të shoqërisë civile dhe pjesa më e madhe e shteteve dhe organizatave perëndimore. Pas animimit të PS-së në Gjykatën Kushtetuese, tashmë pritet konsulenca e Komisionit të Venecias për të përmirësuar projektligjin për “Pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë të shtetit”.