E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha, i ftuar nderi në darkën e Presidentit Sarkozy

- Kryeministri Berisha, krahas takimit me Presidentin Sarkozy pati takime të veçanta dhe me shumë personalitete të tjera të larta të pranishëm në këtë ceremoni

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Zonja Liri Berisha, ishin të ftuar specialë të Presidentit të Francës Z.Nicolas Sarkozy në darkën Presidenciale, të shtruar mbrëmjen e së dielës për nder të kryetarëve të delegacioneve pjesëmarrës në Samitin e Parisit, në Grand Palais, në Paris.

Gjatë darkës, Kryeministri Berisha u takua dhe bisedoi me Presidentin Sarkozy dhe Zonjën e Tij, Carla Bruni Sarkozy. Kryeministri Berisha, gjatë darkës, pati takime të veçanta dhe me shumë personalitete të tjera të larta, si Kancelaria gjermane Angela Merkel, ministrin e Kryeministri i Britanisë së Madhe z.Gordon Brown, me Presidentin e Egjiptit z. Mohammed Hosni Mubarak, me Kryeministrin e Italisë z. Silvio Berlusconi, me Presidentin e Komisionit Evropian z.Hose Manuel Barroso, me ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë z.Franz Josef Jung me Kryeministrin e Spanjës z. José Luis Rodríguez Zapatero, me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara z.Ban Ki Moon, Kryeministrin e Greqisë z.Kostas Karamanlis, Kryeministrin e Danimarkës z.Anders Fogh Rasmussen, Kryeministrin e Hungarisë z. Ferenc Gyurcsány, Kryeministrin e Turqisë z. Recep Tayyip Erdogan, Kancelarin e Austrisë z.Alfred Gusenbauer, Kryeministrin e Sllovenisë z.Janez JANSA, Presidentin e Kroacisë z. Stjepan MESIC, Kryeministrin e Suedisë z. Fredrik Reinfeldt, Kryeministrin e Maltës z.Lawrence Gonzi, Mbretëreshën e Katarit, Sheikha Mozah Bint Nasser al Missned etj..

Diskutimet e Kryeministrit Berisha me të ftuarit u përqendrua në marrjen e ftesës nga Shqipëria për anëtarësim në NATO, si dhe hapat që po ndërmerr Shqipëria për të bërë pjesë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. Të pranishmit i shprehën Kryeministrit Berisha impresionet e tyre pozitive për sukseset e zhvillimit të Shqipërisë në shumë fusha, si dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për të luftuar me zero tolerancë korrupsionin dhe krimin.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha diskutoi me të pranishmit për zhvillimet në rajon, perspektivën e integrimit e vendeve të rajonit, për pavarësinë e Kosovës dhe të ardhmen e zhvillimit të saj. Një nga temat e diskutuara ishte dhe Bashkimi i Mesdheut, si një eveniment politik mjaft i rëndësishëm për bashkëpunimin dhe zhvillimin e vendeve të Mesdheut dhe mbarë Evropës.

Kryeministri Berisha do të jetë sot i ftuar i Presidentit Sarkozy në paradën me rastin e Festës Kombëtare të Francës, e cila si çdo vit zhvillohet në “Champs Élysées ”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›