Kryeministri Berisha i ftuar nderi në darkën e organizuar nga Presidenti i Fondacionit “Crans Montana Forum”, z. Jean Paul Carteron
Presidenti i Fondacionit “Crans Montana Forum”, z. Jean Paul Carteron organizoi një darkë në Hotel de Paris të Monte Carlos, ku ishin të ftuar Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha, Zëvendëspresidenti dhe Komisioneri i Bashkimit Europian për Çështjet e Drejtësisë dhe Sigurisë, z. Jacques Barrot, Zëvendëspresidenti i Parë i Parlamentit Europian, Kratsa dhe shumë personalitete të tjera.
Gjatë darkës Kryeministri Berisha bisedoi gjerësisht me Zëvendëspresidentin Barrot dhe të pranishmit e tjerë mbi reformat dhe progresin në Shqipëri në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asoiciimit.
Kryeministri Berisha u ndal veçanërisht në reformat në fushën ekonomike dhe përpjekjet e qeverisë shqiptare për krijimin e një klime sa më të favorshme për biznesin.
Nga ana e tyre pjesëmarrësit në këtë darkë vlerësuan progresin që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian.
Gjithashtu ata përgëzuan Kryeministrin Berisha për marrjen e ftesës së anëtarësimit në NATO nga Shqipëria, në Samitin e Bukureshtit, më 3 prill.