E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet me përfaqësues të biznesit ndërkombëtar në Forumin e Crans Montanas në Monte Karlo

Presidenti i Fondacionit “Crans Montana Forum” z. Jean Paul Carteron organizoi sot një dreke pune për nder të Kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të biznesit nga vende të ndryshme si SHBA, Franca, Austria, Monako, Jordania, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara, Pakistani, Rumania, Bullgaria, Bosnje-Hercogovina, biznese kryesisht të përqëndruara në fushën e energjitikës, të infrstrukturës, të telekomonikacionit, të bujqësisë dhe ujit, të industrisë minerale, si dhe të industrisë financiare dhe fondeve të investimeve.

Në fjalën e tij Kryeministri Berisha përshëndeti pjesëmarrësit për interesimin e tyre për këtë takim dhe i ftoi ata të investojnë në Shqipëri në fushat e mësipërme duke i informuar se Shqipëria përfaqëson mundësi të mëdha në këtë drejtim.

Gjithashtu Kryeministri Berisha i njohu pjesëmarrësit në Forumin e Crans Montanas me përpjekjet e qeverisë shqiptare dhe angazhimin e saj për krijimin e një klime sa më të përshtatshme për biznesin.

Kryeministri tha se investimi në Shqipëri është një histori suksesi jo vetëm për shkak të potencialeve të mëdha që ajo ofron, por edhe si pasojë e reformave të thella ekonomike dhe revolucionit në fushën fiskale, që e kanë kthyer Shqipërinë në një nga vendet me taksat më të ulëta në Europë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›