Presidenti Topi zhvillon një vizitë pune në qytetin e Pogradecit

13 janar 2011
Pogradec
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, zhvilloi sot një vizitë pune në qytetin e Pogradecit.
Kryetari i Shtetit u mirëprit në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti, Artan Shkëmbi, me të cilin zhvilloi një bisedë në prani të përfaqësuesve të Këshillit Bashkiak të të gjitha forcave politike, si dhe autoriteteve të tjera vendore. Presidenti Topi u interesua për mbarëvajtjen e punëve në Pogradec, kryesisht sa i përket ngritjes dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës në shërbim të zhvillimit të turizmit në këtë qytet, përmirësimit të kushteve dhe ruajtjes së klimës të favorshme për investime të denja në këtë drejtim, edhe në funksion të krijimit të mundësive të reja për punësim, si dhe sa i përket zgjerimit të shkëmbimeve tregtare dhe të bashkëpunimit me qytetet në shtetin fqinjë të Maqedonisë. Gjithashtu, bashkëbiseduesit në takim prekën çështje të zhvillimit të sektorëve kyç për jetën e këtij qyteti dhe qytetarëve pogradecarë.
Në takim me anëtarët e Këshilli Bashkiak të Pogradecit, Presidenti i Republikës u shpreh: I nderuar zoti Kryetar i Bashkisë,
Të nderuar anëtarë të Këshillit Bashkiak të Pogradecit,
Zonja dhe zotërinj!
Më lejoni së pari t’ju përshëndes dhe nëpërmjet jush që t’ju dërgoj një përshëndetje të ngrohtë të gjithë qytetarëve të qytetit tuaj, të Pogradecit! Gjithashtu, dëshiroj t’ju falenderoj për mikëpritjen dhe patjetër me dëshirën që së bashku të ndajmë jo vetëm opinionet jashtëzakonisht pozitive që lindin nga fryma e bashkëpunimit me pushtetin vendor në Pogradec, por patjetër të ndajmë së bashku edhe elementë që na bashkojnë në këtë pikë. Kjo vizitë në Pogradec bën pjesë në ritualin institucional të Institucionit të Presidentit për t’u takuar me përfaqësues të pushtetit vendor në të gjithë Shqipërinë. Natyrisht që me kalimin e ditëve, kjo ndoshta do ta frenojë disi aktivitetin e Presidentit, sepse vendi do të futet në klimën e zgjedhjeve të pushtetit vendor të 8 majit të ardhshëm. Kështu që dëshiroj në këtë vizitë që t’i largohem kësaj klime, sepse Institucioni i Presidentit dëshiron që të ndajë çështjet e karakterit parimor të funksionimit të pushtetit vendor, të promovojë bashkëpunimin në interes të qytetarit dhe më lejoni ta them menjëherë: kam ardhur në një mjedis, i cili vërtet është një pikë shumë e rëndësishme e referimit, një model i bashkëpunimit, i respektimit të një klime qytetare, të institucionit të pushtetit vendor dhe besoj që edhe qytetarët e Pogradecit, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, ndihen të përfaqësuar. Është një model i cili kërkohet. Është një model i cili promovohet dhe është një model i cili nuk vjen vetvetiu. Jo rastësisht fola dhe më përpara përsa u përket zhvillimeve politike dhe kombëtare. Në çdo vend demokratik ka zgjedhje të përgjithshme politike, por ka edhe zgjedhje administrative, ato që kanë të bëjnë me adminsitrimin e pushtetit vendor, që është një pushtet, i cili më shumë se cilido pushtet tjetër, është në shërbim të drejtpërdrejtë të qytetarëve. Kështu që më vjen mirë që jam në këtë mjedis. Ju përgëzoj për këtë klimë bashkëpunimi, sepse sikurse jeni të përfaqësuar, kështu në këtë mjedis, ashtu përfaqësoni edhe konfiguracionet e bindjeve qytetare, të cilat jo domosdoshmërisht janë të demonstruara sipas bindjeve! Pra, qytetari, edhe politikanët, nuk duhet ta kthejnë në një qëllim në vetvete qëndrimin politik ose militantizmin politik, por të jenë shumë të zgjuar, shumë racionalë. Politika është ajo që vërtet u shërben qytetarëve, por politika nuk duhet të kthehet në një instrument që ndonjëherë e pengon qytetarin. Nuk është çështja se si ekspozohen bindjet. Problemi është sa i ekspozuar je. Dhe kjo është praktikë evropiane që qytetarët kur ndihen të shërbyer, kur i plotësojnë ekzigjencat e tyre, sigurisht që janë edhe më të qetë. Kanë mundësi që ta administrojnë jetën e tyre, familjet e tyre, të flasin më lirë, të shërbehen mirë nga sistemi shëndetësor dhe të kenë mundësi për të diskutuar edhe për politikën. Unë mendoj që jeni qytetarë të një qyteti që ka një traditë. Shumë qytete shqiptare janë me tradita, por ajo që spikat në qytetin tuaj është që ka një kujdes të të gjithëve për ta konservuar këtë traditë, për të qenë shumë të kujdesshëm në ruajtjen e kësaj tradite. Fakti që nga të dhënat e lëvizjeve demografike tregon që janë nga më të lartat në vend, kjo tregon që ky qytet, ky mjedis do të ketë një dinamikë dhe një interes të jashtëzakonshëm edhe në këtë pikë. Fati e ka dhënë që të jeni në buzë të liqenit, që të jeni në buzë të një liqeni me vlera unikale. Fati e ka dhënë që të jeni në vazhdimësi të një tradite të lashtë qytetare. Shansi e ka dhënë që të jeni edhe në planet e zhvillimit të perspektivës, për atë që konsiderohet një nga prioritetet e zhvillimit të Shqipërisë: të zhvillimit të turizmit. Pra, zhvillimi i turizmit nuk presupozon vetëm bregdetin, që është një vlerë e jashtëzakonshme për Shqipërinë, por edhe turizmin, që përfshin më shumë se çdo vend tjetër këtë ekosistem që ka Pogradeci, liqenin që ka vlera të ngjashme, por jo krejtësisht të barabarta me detin, por keni mundësinë të shfrytëzoni edhe klimën shumë specifike që ka Pogradeci, të shfrytëzoni turizmin dhe traditën qytetare. Dhe ju e keni parë vetë që Pogradeci nuk frekuentohet ekskluzivisht vetëm në verë. Ka filluar të frekuentohet gjatë gjithë vitit. Ky është një tregues edhe i rritjes së mundësisë dhe zhvillimit të infrastrukturës për të mbërritur sa më shpejt në Pogradec. Por, me zhvillimet e viteve, patjetër që është krijuar një klimë shumë e mirë komunikimi edhe me fqinjët. Në këtë sens, flas për klimën me Maqedoninë, por edhe për klimën e komunikimit me Greqinë. E gjithë mundësia për të lëvizur të lirë, për të komunikuar të lirë, për të shkëmbyer eksperiencë është kthyer në një mundësi për të shfrytëzuar në një mënyrë shumë racionale edhe resurset autoktone.
Unë nuk dëshiroj të jap leksione për këtë punë, sepse jeni ju ata që po na jepni leksione. Po u jepni leksione edhe të tjerëve, por ajo që e sjell turistin, ajo që sjell investitorët është një politikë e drejtë, një ambient i qetë qytetar, sepse ata që vijnë për të investuar, gjithmonë shohin se si është klima nëpër institucione, dhe në rastin tuaj, ju e keni demonstruar që ka një klimë mirëkuptimi, ka një vlerësim për burimet natyrore të këtij qyteti, por edhe për perspektivën, që gjithnjë e më shumë ju do të keni të pranishëm turistë dhe investitorë. Unë kam qenë gjithmonë i interesuar për Pogradecin, jo thjesht si President. Sigurisht që si President shumë më tepër, por edhe si qytetar, për të parë se si e ka ecurinë ky qytet, si do ta ketë në të ardhmen dhe më rezulton që vërtet perspektiva e kësaj zone për të mos e kufizuar thjesht në kuptimin administrativ të qytetit të Pogradecit, por për ta parë pak më gjerë, çka nënkupton nevojën e një vlerësimi pak më kompleks për të gjithë zonën, për të gjithë ekosistemin. E kam fjalën këtu për një bashkëpunim që duhet të dalë përtej bashkëpunimit në strukturën e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, por për bashkëpunimin edhe me komunat, sepse vërtet ne kemi një ndarje territoriale, administrative, që është e përcaktuar me ligj, por për dy arsye. Së pari, asnjëherë njerëzit nuk ndahen me kufij administrativë. Fakti që sot është bërë nevojë e ditës kalimi i pengesave, sikurse janë edhe kufijtë shtetërorë për të bashkëpunuar me të tjerët, përfytyroni se sa e domosdoshme është që të bashkëpunohet në nivelin institucionale midis Bashkisë së Pogradecit dhe komunave që janë rreth e qark. Kështu që unë mendoj se duhet rritur kjo frymë komunikimi.
Ne jemi mësuar gjatë viteve të tranzicionit që të shohim edhe aspekte jo të këndshme të një lufte politike, e cila në momente të veçanta vërtet i shkon për shtat ky term. Normalisht, në një vend demokratik duhet të ketë debate politike, të cilat nuk i mërzisin jetën qytetarëve. Duhet të ketë debate politike së pari në funksion të qytetarit, të konsolidimit të institucioneve, sepse ndonjëherë këto terma konsiderohen si terma shumë institucionalë, terma akademikë, terma abstraktë, por në fakt rregullimi i mjedisit është patjetër në funksion të qytetarit. Asnjëherë dhe askush nuk mund të ndihet i qetë kur çdo ditë furnizohet me lajme që jo domosdoshmërisht i interesojnë qytetarit. Por, ka nga ana tjetër, ka një rritje të sensibilitetit qytetar që jeta e tyre vërtet të administrohet në mënyrë korrekte nga përfaqësuesit, të cilëve iu është dhënë vota. E thashë në këtë mjedis për t’i dhënë vërtet, jo unë si President, por ju, një leksion qytetarie, një leksion demokracie, një leksion se si njerëzit bashkëpunojnë pavarësisht bindjeve për të rregulluar gjërat. Ju keni miratuar buxhetin e vitit 2011. Ka këshilla bashkiakë që kanë demonstruar në mënyrë konstante një sjellje jo të hijshme. Më thoni ju për çfarë janë partitë politike, për çfarë janë përfaqësuesit e partive politike? Për të marrë honorarët? Për të marrë privilegjet? Apo për të demonstruar forcë në sy të kamerave? Çfarë i intereson qytetarit në rast se ata kanë paguar taksat e tyre dhe nuk ndjehen të administruar? Çfarë i intereson qytetarit kur ato taksa janë mbledhur nuk arrijnë të miratojnë buxhetin? Kjo është e keqja më e vogël, por pushteti vendor, i cili demonstron që nuk është në gjendje që të miratojë dhe buxhetin e shtetit, përfytyroni se sa ka mundësi që të jenë atraktivë edhe për donatorët. Gjithmonë flitet për nevojën e donacioneve, sepse është domosdoshmëri që pushteti vendor, pavarësisht se duket që është një pushtet i limituar, është shumë i rëndësishëm, sepse shumë kompetenca i janë dhënë me ligj pushtetit vendor, por jo në çdo moment dhe në çdo rast respektohen. Shqipëria, Parlamenti shqiptar, institucionet e Shqipërisë kanë ratifikuar dhe kanë marrë pjesë në një proces, i cili është një proces mjaft korrekt për sa i përket bashkëpunimit me Këshillin e Evropës. Janë ratifikuar Karta e Autonomisë Lokale. Mbi bazën e kësaj Karte, mbi bazën e paketës së ligjeve, patjetër duhet korrektësi dhe në administrim. Nuk kam parasysh as individë, nuk kam parasysh as parti politike, kam parasysh vetëm një gjë – interesin e qytetarëve. Dhe kur këto modele të shëmtuara të mungesës së bashkëpunimit përkthehen në mungesë rrugësh, në mungesë shërbimi, në ndotjen e ajrit nëpër zonat urbane, këto pastaj nuk kthehen në karta kredibiliteti as për zgjedhjet e përgjithshme politike. Kështu që çdo njeri, çdo institucion, edhe nëse merret me politikë, duhet t’i bëjë hyzmet të ardhmes së vet politike.
Pra, i thashë këto fjalë, sepse jo kudo situata është si në Pogradec. E them edhe një herë këtu që kam pasur një zhgënjim të jashtëzakonshëm, kur kam qenë i detyruar të mbledh përfaqësuesit kryesorë të mazhorancës dhe të opozitës për të vënë në jetë një projekt, i cili, si për ironi është miratuar nga Kryeministri i Qeverisë së fundit komuniste, një projekt i vitit 1989. Është fjala për Unazën e Madhe të Tiranës. Pra, është dëgjuar shumë për këtë Unazë. Nuk e them këtu si një element i domosdoshëm i ndërtimit të një infrastrukture. E përdora si shembull për të treguar që edhe atëherë kur ekziston buxheti, edhe atëherë kur ekzistojnë mundësitë, kur mungojnë vullnetet e sinqerta politike, njerëzit, institucionet nuk merren vesh, dhe mbas njëzet vitesh ekzaktësisht mbas njëzet e dy vitesh, qyteti zhvillohet, Tirana nga dyqind mijë banorë po i afrohet një milion banorëve, njerëzit kanë shkuar me të drejtë në ekstension drejt periferive, kanë ndërtuar pallate, kanë ndërtuar vila, kanë ndërtuar shtëpi, janë të bllokuar. E thashë, e ripërsëris që kjo ven si pasojë e një lufte të pandershme politike. Qytetarit nuk i intereson “e ke ti, e kam unë”. Qytetarit i intereson të ketë rrugë, të ketë infrastrukturë. A, në rast se nuk do të kishte fonde, do të kishte një komunikim që këto fonde mungojnë. Por, është e papranueshme, askush nuk të fal, kushdo që të jesh, kudo që të jesh që duke i pasur fondet të kesh luksin për t’u tallur me qytetarët. Kështu që, vërtet zgjedhjet për pushtetin vendor konsiderohen më pak të rëndësishme për disa politikanë, por, ju siguroj që në këndvështrimin qytetar janë po aq të rëndësishme sa zgjedhjet politike, sepse vërtet është projeksion i bindjeve politike, por kur njerëzit dinë të bashkëpunojnë, atëherë mund të flitet për politika më të sofistikuara.
Megjithatë, unë shpresoj që politika shqiptare duhet të dijë të reflektojë së pari tek vetvetja. Duhet të dijë të reflektojë tek episodet e hidhura, të pakëndshme, duhet të dijë të reflektojë që mjediset ku bëhet debat, qofshin këto nëpër institucione, qofshin këto nëpër media, nuk mund të jenë si benefite të disa njerëzve që kanë të drejtën e fjalës duke e përdorur atë në mënyrë shumë abuziviste, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë. Më pak fjalë dhe më shumë veprime. Kjo vlen për të gjithë. Vlen për mua që po flas këtu, vlen për ju që jeni këtu, vlen për të gjithë. I kemi modelet shumë të qarta. Janë modelet e vendeve ku ne dëshirojmë të shkojmë. Nuk kemi nevojë të krijojmë modele ‘sui generis”. Modelet janë shumë të qarta po të bashkëpunojmë, po të jemi kështu siç është modeli në Pogradec, dhe këtë nuk e them vetëm për qytetet e mëdha, e them për çdo komunë, njerëzit kanë nevojë të kenë shërbim, njerëzit kanë nevojë për një fjalë të mirë, njerëzit kanë nevojë të mirëpriten edhe atëherë kur nuk kanë mundësi të asistojnë, njerëzit kanë nevojë të sqarohen. Kështu që, pa u zgjatur shumë unë dëshiroj që jo vetëm ta vazhdoni këtë frymë, por të jeni më komunikues me median për ta dhënë këtë eksperiencë.
Për sa i përket problemeve të shërbimeve që lidhen me Pogradecin që aktualisht ju i merrni në Korçë, sigurisht këto janë probleme që i takojnë institucioneve. Unë jam i bindur që, sikurse ka kritike, ka dhe vlerësime për institucionet. Ne bëjmë kritika për të ngritur nivelin. Sikurse bëjmë kritika dhe kritikohemi, është e drejtë. Pra, njeriu duhet të jetë i ekspozuar për të pranuar edhe kritikën, por për të dhënë edhe mendimin e tij për të gjithë problematikën që mbulon si institucion. Unë do të jem i angazhuar patjetër që brenda atyre kompetencave, brenda mundësisë për t’i inkurajuar institucionet që njerëzit edhe në frymën premtimeve që do të japin partitë politike në zgjedhjet e ardhshme, të vlerësojnë që edhe shqetësimet që vijnë nga pushteti vendor i përfaqësuar në mënyrë pluraliste në Këshillin Bashkiak, t’i dëgjojnë për t’i premtuar dhe për t’i realizuar, në mënyrë që shërbimi të jetë më afër qytetarit, aq më shumë kur dihet që ky qytet, si e thamë dhe në fillim të bisedës, nuk e ka tendencën për t’u zvogëluar, por e ka tendencën për t’u zhvilluar qoftë në numër, qoftë në kualitete shërbimi dhe besoj që do të jetë një nga pikat ku të gjithë shqiptarët, por edhe ata që vijnë si turistë të huaj, të gjejnë të gjithë komoditetin që i takon një qyteti, që është në axhendën turistike të vendeve të tjera.
Unë edhe një herë ju falënderoj për vëmendjen, ju vlerësoj dhe ju inkurajoj për të gjithë perspektivën tuaj, qoftë kjo individuale, qoftë kjo institucionale, qoftë kjo politike, por në radhë të parë për shëndetin tuaj në familjet tuaja!”
* * *
Në vijim, i shoqëruar nga përfaqësuesit më të lartë të pushtetit vendor të Pogradecit, Presidenti Topi vizitoi ekspozitën e piktorëve pogradecarë Lek Tasi, Petraq Cici, Eva Kerthi, Vangjo Vasili, etj., të organizuar me mbështetjen e Bashkisë së qytetit të Pogradecit në Galerinë e Arteve në Qendrën Kulturore “Lasgush Poradeci”. Presidenti Topi u njoh me disa prej punimeve më të spikatura të këtyre piktorëve dhe shprehu përshtypje nga më të mirat në mbështetje dhe vlerësim të veprimtarisë së tyre artistike krijuese duke theksuar: “Vërtet është një kënaqësi e veçantë që në kuadër të vizitës sime këtu në Pogradec, të koinçidojë dhe me hapjen e kësaj ekspozite të bukur. Unë dëshiroj të ripërsëris diçka që e thashë edhe në mjedisin e Këshillit Bashkiak. Ky qytet, këta njerëz, tradicionalisht kanë ofruar mirësi, mirësjellje, kulturë. Ka qenë një mjedis dhe vazhdon të jetë, dhe jam i bindur që do të jetë, që mbi të gjitha ka demonstruar qytetari, dhe një mjedis qytetar patjetër që kultivon edhe art të bukur, edhe kulturë të bukur. Jo rastësisht ju keni në memorien e kombit disa intelektualë autentikë me vlera të papërsëritshme. Kam parasysh këtu Lasgush Poradecin, kam parasysh këtu Mitrush Kutelin, dhe personalitete të tjera. Dhe ka qenë një kënaqësi e imja e veçantë, që para pak kohësh, pata nderin të dekoroj me titullin e lartë ‘Nderi i Kombit’ Mitrush Kutelin, i cili i bashkëngjitet ‘Nderit të Kombit’ Lasgush Poradeci, për t’i përjetësuar ata, jo thjesht me simbolikën që kanë dekoratat, por për të nderuar, për të vlerësuar veprën e tyre, misionin e tyre qytetar, që asnjëherë nuk iu ndanë Pogradecit. Përkundrazi, jetuan në Pogradec, kontribuan për Pogradecin dhe e kanë vendosur kulturën dhe qytetarinë pogradecare në piedestal. Duket që ky vend konservon traditën, por kultivon edhe perspektivën, sepse këtu pata rastin jo vetëm të shoh të ekspozuar, por dhe të takoj breza artistësh, të cilët krenohen me vitet e krijimtarisë së tyre, por edhe disa që krenohen me talentin e tyre dhe që premtojnë shumë për të ardhmen. Kam dëgjuar që artistët që jetojnë këtu e kanë të vështirë që ta lënë qytetin e tyre. Dhe jam i bindur që ky qytet nuk ofron thjesht peisazhe, por ky qytet imponon që ta duash, të gërmosh me shumë respekt në historinë e vet të këtij qyteti, duke jetuar të sotmen, por duke projektuar edhe të ardhmen. Jam i bindur që ky qytet do ta zhvillojë historinë e tij dhe do të jetë patjetër një nga ato qytete që ne i referohemi, jo thjesht për qytetari, për mirësi, për bashkëpunim, por edhe për elitën artistike të vendit.
Unë edhe njëherë ju falenderoj për mikëpritjen, ju inkurajoj në këtë veprimtari të mrekullueshme, e cila ka nevojë edhe të promovohet!”
Në përfundim, Kryetari i Shtetit përshkoi me këmbë shëtitoren e qytetit të Pogradecit, buzë liqenit të Ohrit, ku u përshëndet dhe u takua përzemërsisht me banorë të këtij qyteti.