Kryeministri Berisha zhvillon homazhe në ambasadën e Republikës së Çekisë në Tiranë në nderim të z. Jiří Dienstbier
Kryeministri Berisha zhvilloi sot homazhe në ambasadën e Republikës së Çekisë në Tiranë, në nderim të Jiří Dienstbier, ministri i parë i Punëve të Jashtme të Çekosllovakisë pas regjimit komunist, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, në Pragë, në moshën 73 vjeçare.
Me këtë rast ambasada e Republikës së Çekisë në Tiranë hapi sot librin e ngushëllimeve, në të cilin Kryeministri Berisha la një shënim në nderim të figurës së z. Jiří Dienstbier.
14/01/2011