E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i uron besimtarëve ortodoksë Ditën e Pashkës

Me rastin e Ditës së Pashkës, Kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja, zonja Liri Berisha, vizitoi sot në mesditë Kryepeshkopatën e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, ku është pritur nga Hirësia e tij, Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Duke i përcjellë urimet e përzemërta besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët e krishterë dhe të gjithë besimtarët shqiptarë për këtë ditë të ngjalljes së Krishtit, këtë ditë që përfaqëson dritën e përjetësisë së njeriut dhe njerëzimit, të shpresës së madhe të besimit tek Zoti, tek e ardhmja. Një mirënjohje shumë të thellë udhëheqësve shpirtërore të kombit, udhëheqësve të besimeve fetare, të cilët dhanë një kontribut thelbësor në të gjithë arritjet e vendit, ndërtuan infrastrukturën shpirtërore kombëtare, qëndruan dhe qëndrojnë më shumë se kushdo tjetër, me ndjeshmërinë më të madhe se kushdo tjetër, afër atyre që janë në dhimbje dhe në nevojë, zhvilluan dhe mbrujnë besimet fetare në traditën më të shkëlqyer, në vlerën më madhore që ka kombi ynë, tolerancën fetare. Kjo është një ditë që festojnë besimtarët ortodoksë, besimtarët katolikë, myslimanë, të gjithë së bashku. Gëzuar!”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›