E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e grupit austriak “Strabag”

Kryeministri Berisha priti në një takim Grupin austriak “Strabag”, i kryesuar nga anëtari i bordit drejtues, zoti Herbert Krutina. Strabag ka blerë 51 % të aksioneve të  kompanisë shqiptare  “Trema Engineering”.
Në bisedë me Kryeministrin,përfaqësuesit e Grupit “Strabag” thanë se eksperienca dy vjeçare në Shqipëri në fushën e infrasturukturës ka qenë nxitëse për të marrë vendimin e vendosjes përfundimtare në Shqipëri.
Ata deklaruan se Shqipëria është e sigurtë dhe përben tashmë një vend me mundësi shumë të medha për investimet e tyre.
Kryeministri Berisha e përgëzoi Grupin austriak “Strabag” për vendimin e marrë për t’u bërë partnere me një kompani shqiptare dhe theksoi edhe njëherë faktin se Shqipëria është shëndërruar tashmë në një treg shumë të madh në fushën e infrastrukturës.
Grupi austriak “Strabag” është prezent në Shqipëri në një sërë projektesh për ndërtimin e rrugëve, hidrocentraleve dhe porteve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›