LY: "Arial","sans-serif"">Kryeministri Berisha mori pjesë sot në përurimin e Qendrës së konsorciumit italian “Italia, Vento Design” për projekt
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në përurimin e Qendrës së konsorciumit italian “Italia, Vento Design” për projektimin e konstruksioneve metalike, pajisje industriale, të mobilimit etj.. Konsorciumi ka në përbërje 35 sipërmarrës të rajonit të Venetos, rajoni i dytë më i zhvilluar në Itali.
Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri Saba D’ Elia dhe përfaqësues të sipërmarrjes italiane të këtij rajoni. Ambasadori D’Elia e konsideroi hapjen e kësaj qendre një pikë takimi dhe zhvillimi të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë. Kjo iniciativë që përurojmë sot, tha ambasadori D'Elia, do t’i shërbejë forcimit të këtij bashkëpunimi dhe zhvillimit të kapaciteteve sipërmarrëse në Shqipëri.
Kryeministri Berisha, duke e përshëndetur hapjen e kësaj Qendre si dëshmi e rritjes së interesit të biznesit italian për Shqipërinë, shprehu mbështetjen e qeverisë për të gjitha projektet që sipërmarrësit e këtij konsorciumi, por në tërësi ata italianë kanë në Shqipëri.
“Dua të falënderoj për këtë iniciativë dhe hapjen e kësaj Qendre që do të shërbejë edhe si një qendër informacioni për të gjithë investitorët e Venetos dhe të Italisë së Veriut, për të lehtësuar realizimin e projekteve të tyre në Shqipëri. Veneto është një rajon elitar në Itali dhe prezenca e saj në Shqipëri do të thotë edhe prezencë e cilësisë. Dua t’ju siguroj se qeveria që unë drejtoj do të jetë gjithmonë e hapur për t’ju mbështetur në projektet tuaja dhe do të bëjë gjithçka që investimet tuaja në Shqipëri të jenë një histori suksesi.”
Kryeministri theksoi se Shqipëria, në sajë të reformave të ndërmarra nga qeveria, është shndërruar në vendin më tërheqës për investimet e huaja.
“Shqipëria, - tha Kryeministri - po bëhet një vend tërheqës për investitorët. Në vitin 2008, ajo është vendi me regjimin fiskal më të ulët në Europë, Vendosja e taksës së sheshtë 10 për qind, progresi i bërë në digjitalizimin e procedurave që lehtëson burokracinë administrative, nisma “Shqipëria një euro”, tregu më i mirë i punë në Europë, ekzistenca e tregut të lirë nga Kroacia deri në Moldavi, pozicioni gjeografik, potencialet e jashtëzakonshme turistike, hidrike apo në fushën e mineraleve e bëjnë Shqipërinë një vend të vogël me mundësi të mëdha për investitorët e Venetos, italianë dhe investitorë të tjerë.”
Qendra “Italia, Veneto Design” do të shërbejë gjithashtu si qendër informacioni për promovimin dhe zhvillimin e aktiviteteve sipërmarrëse të biznesit italian.