Kryeministri Berisha inaguron fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugës Fier-Patos
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në inagurimin e fillimit të punimeve për rikonstruksionin e rrugës Fier-Patos, investim i qeverisë shqiptare me një vlerë prej 63 900 322 lekë.
Duke vlerësuar ndryshimet cilësore të paraqitjes së rrugëve në vend, Kryeministri shprehu angazhimin e qeverisë për të bërë të gjitha përpjekjet që rrugët në ndërtim të jenë gjithashtu të standardeve më të mira.
Kryeministri tha se në këtë segment fillon rikonstruksioni i rrugës që lidh Fierin me Ballshin dhe më tej me Tepelenën. Projekti i kësaj rruge me vlerë rreth 2 milionë euro ishte parashikuar që rruga të shkonte deri në Fratar, por tashmë ajo do të ndërtohet deri në Tepelenë.
Kryeministri i ka kërkuar firmës ndërtuese dhe punonjësve të saj të zbatojnë projektin me cilësinë më të mirë, dhe sidomos, të përshpejtojnë afatin e përfundimit të punimeve. Shqipëria, nënvizoi Kryeministri, ka nevojë për firma që punojnë me cilësi të lartë dhe kohë të shkurtër.
Në këtë ceremoni Kryeministri shoqërohej dhe nga Ministri i Punëve Publike Transport Telekomunikacionit zoti Sokol Olldashi.
Kryeministri kërkoi që ministri i Transporteve sëbashku me kryetarin e Bashkisë së Patosit të shohin mundësinë për ndërtimin e rrugës më të shkurtër që lidh Patosin me Fierit.