E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Do të mbështesim projektet infrastrukturore të Patosit

Kryeministri Sali Berisha në vazhdim të vizitës së tij në rrethin e Fierit, zhvilloi një takim me kryetarin e bashkisë së Patosit zotin Bardhi Meli dhe përfaqësues të Këshillit Bashkiak. Në këtë takim u diskutua për projektet e kësaj bashkie dhe mbështetjen e qeverisë për realizimin e tyre në funksion të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Kryeministri Berisha përgëzoi drejtuesin e bashkisë për punën e bërë në funksion të zhvillimin e zonës, duke përmendur efektet pozitive të procesit të decentralizimit të cilat bënë që buxheti i bashkisë për këtë vit të rritej me 21 për qind.

Në përgjigje të kërkesës së kryetarit të bashkisë, kryeministri Berisha ngarkoi ministrin përkatës për t'ia kaluar bashkisë së Patosit ambientet e ish institutit Teknologjik të Naftës, me qëllim sistemimin e ndërmarrjeve të saj.
Kryeministri inkurajoi kryetarin e bashkisë që në kuadër të ligjit "Për partneritetin Publik Privat të ofrojë ambientet e pashfrytëzuara, të cilat janë në varësi të kësaj bashkie, me një 1 euro.

Kryeministri premtoi se do të shikohet me shumë seriozitet edhe çështja e statusit të naftëtarit. Kryeministri siguroi se do të diskutojë me ekspertë të fushës se cilat janë prerogativat e mundshme ligjore për t'i dhënë një përgjigje kësaj çështjeje. Ai mbështeti gjithashtu dhe kërkesën e bashkisë së këtij për financimin e shkollës së naftës në qytetin e Patosit dhe kërkoi nga pushteti vendor të hartojë projektin e saj. Kryeministri siguroi se Ministrisë së Arsimit e do të shqyrtojë këtë çështje me shumë prioritet.

Kryeministri theksoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve Publike Transport Telekomunikacionit të shikohet mundësia e një rruge sa më shkurtër që lidh Fierin me Patosin, ndërkohë që sugjeroi që rruga ekzistuese të mbetet për lidhjen me fshatrat. Pas hartimit të projektit qeveria, tha Kryeministri, do t'i mbështes për gjetjen e financimeve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›