E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha inauguroi rikonstruksionin e rrugës Fier-Levan, investim me vlerë 119 milion lekë

Kryeministri Berisha inauguroi sot në rikonstruksionin e segmentit rrugor Fier-Levan, me gjatësi 8.1 kilometra dhe vlerë 119 milion lekë, një segment i rëndësishëm, dikur tërësisht i dëmtuar, dhe tashmë i rikonstruktuar sipas të gjitha parametrave moderne e bashkëkohore, i cili sjell për banorët e zonave përreth, si dhe për mjetet e tonazhit të rëndë, një lehtësi të madhe në komunikimin dhe lëvizje. “Kjo rrugë, siç e shihni sot, është në parametrat më të mira të historisë së saj.”, u shpreh kryeministri Berisha për banorët e Levanit, duke shprehur kënaqësinë që ndodhej mes tyre, në këtë ditë të shënuar për ta.  

Me premtimin se 4 vitet që vijnë do të jenë vitete e projekteve më madhore për mbarë vendin, Kryeministri kërkoi që qytetarët vlonjatë ti besojnë sërish Partisë Demokratike, jo për ato që janë realizuar, por për çfarë do të bëhet në të ardhmen në interesin më të mirë të qytetareve vlonjatë dhe të mbarë qytetarëve të Shqipërisë.

Banorët e Levanit i rezervuan kryeministrit Berisha një pritje të ngrohtë dhe miqësore , duke e falënderuar për investimin  e rëndësishëm në zonën e tyre, si dhe duke shprehur besimin se në 4 vitet që vijnë do të jenë vitet e mëkëmbjes më të madhe ekonomike për ta dhe për të gjithë shqiptarët.

Kështu, duke i uruar mirëseardhjen qytetari Arsen Troka, përfaqësues i një biznesi transporti në zonën e levanit, u shpreh: “Investimi i ri, i porsa inauguruar, shumë i rëndësishëm ndër më të vegjlit që është bërë në zonat tona. Investimet shumë të mëdha kanë qenë në vazhdimësi. Interesi i kryeministrit dhe PD ka qenë shumë i madh për zonat tona, përmendim rrugën Levan-Vlorë, me anë të cilit e arrin Vlorën për 15 minuta, investimi më serioz që është bërë, investimi Levan-Tepelene, Tepelenë-Gjirokastër, ku arrin në Kakavijë për 1 orë, edhe ky një investim shumë i rëndësishëm. Si përfaqësues i një biznesi transporti ju them se kjo na ka dhënë një kurajë shumë të madhe, si në prezantimin  e klientelës së huaj që po na vjen, e cila duke parë Shqipërinë me këto investime ndihet më e sigurtë. Por vazhdimësia duhet të jetë dhe unë jam i bindur se me PD dhe zotin Kryeministër me 4 vjecarin e ardhëshëm jam i sigurtë se vazhdimësia do të jetë me investime. Në 4 vjecarin e ardhshëm ne do të jemi një nga vendet më të zhvilluara të Ballkanit dhe të Evropës.

Ndërsa një qytetar tjetër u shpreh “Kjo rugë ka qenë për ne levanakët një gangrenë  e madhe, duhej 1 orë që të shkoje në Fier, me bërjen e kësaj rruge nuk mbeti njeri në Levan , qoftë i majtë, qoftë i djathtë, qoftë jeshil, qoftë i bardhë apo i zi që të mos thotë “Bravo për këtë rrugë. Ne jemi nhjë zonë bujqësore mjaft e fuqishme krahasuar me Divjakën dhe këtu vijnë marrin trajler të mëdhenj nga Kosova dhe Maqedonia, ata u gëzuan shumë më tepër nga ne, pasi ata kanë mjete të tonazhit të lartë. Fjalët më të mira dua të shpreh këtu për kryeministrin Berisha dhe PD që e ka mbajtur fjalën gjithmonë.

* * *

Gjatë këtyre 8 viteve në qarkun e Vlores, Sarandes e Delvines  janë investuar mbi 850 milion $. Në infrastrukturë jane ndertuar mbi 630 km rruge kombetare dhe rurale me vlerë 310 milion $. Përsa I përket turizmit, ne keto vite eshte arritur te 10 fishohet  numri i turisteve, pasi Investimet dhe rruget lidhese me detin kane synuar rritjen e produktit turistik. Kështu ne fushen e turizmit kulturor jane restauruar 30 objekte  duke ka investuar 600 mije $. Ndërsa numri i bisneseve eshte dyfishuar ne 12540 nga 6500 ne vitin 2005. Ne Bujqesi jane investuar  dhe subvencionuar 21 milion $, nga të cilat kanë përfituar kane perfituar 3500 fermere. Jane subvencionuar 1300 ha me  ullinj, agrume e dru frutore sera si dhe kane, 76 mije krere dele, 4400 lope 8900 koshere blete dhe 1.2 Ha Kermill. Gjithashtu janë ndërtuar 120 sisteme Ujesjellesa e KUZ si dhe  Impiante te perunimit biologjik, dhe po perfundon projekti uje 24 ore; 56 qendra shendetsore  e ambulance, janë rikonstruktuar 54 shkolla ne te gjitha ciklet e arsimit.

Ne fushen e Hidrokarbureve jane investuar 62  milion $, nga të cilat 57 milion euro Petrolifera dhe 5 milion vendburimi i Delvines. Ne Sistemin e Energjise Elektrike jane investuar 370 milion $, ndërsa ne pyje kullota dhe peshkim jane investuar 1 milion $, kurse ne Portet Vlore e Sarande jane investuar 10 milion $.

Fjala e kryeministrit Berisha në inaugurimin  e rikonstruksionit të rrugës Fier-Levan

“Të dashur banorë të Levanit,

Përshëndetjet më të përzemërta dhe është një kënaqësi që ne inaugurojmë së bashku rindërtimin e ne rruge  e cila ishte shndërruar në një rrugë mundimi të vërtete për të gjithë transportin nga Jugu dhe Vlora , në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas, një rrugë e cila me shkallën e rrënimit dëmtonte në mënyrë thelbësore interesat e banorëve të vendit, e fermerëve të mrekullueshëm të kësaj zone, bizneseve të kësaj zone dhe kjo siç e shihni sot është në parametrat më të mira të historisë së saj.

Zonja dhe zotërinj,

Dje kryetari i PS në shabllonin e mëparshëm ju paraqiti Vlorës dhe vlonjatëve kujtimet e vegjëlisë, ju paraqitmi vehten fëmijë në plazh. Qëllimi pse e beri ishte djallëzor, ai nuk kishte qëllim tjetër veçse atë të shkuljes së veshit. Aleancën e 1 prillit e shndërroi në aleancën e shkuljes së veshit. Më thanë se edhe dje ftoi një qytetar që ti shkulte veshin, por qytetari nuk e bëri këtë, sepse e kuptoi që ishte qëllim politik. Ndaj dhe ne nuk do të merremi me kujtimet  e vegjëlisë, por do të merremi me rrugë, me shkolla, me ujësjellësa, me kanalizime, me rritje rrogash, pensionesh. Ne do të merremi  me modernizmin  e këtij vendi, zhvillimin e tij, shtrirjen e teknologjisë së lartë në çdo skaj të tij.

Ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë Shqipërinë edhe shumë më tërheqëse për investimet e huaja dhe investimet e vendit. Shqipëri ka potenciale të jashtëzakonshme. Shqipëria pret 4 vjeçarin që vjen projektet me gjigande të historisë së saj. Edhe sot në mëngjes po lexoja se hynte në grupin e vendeve me investime më të larta, të huaja për frymë. E vërteta është se në 4 vitet e fundit ne morëm 4,2 milionë dollarë investime të huaja, kundrejt vetëm 300 milion 4 vite para kësaj. Por Shqipëria potencialin e ka maksimal së paku prej 8 miliard dollarë. 4 vitet që vijnë ne do të thithim  në Shqipëri 6 miliard dollarë, me të cilat do të krijojmë dhjetëra, mijëra vende pune.

Në 4 vitet që vijnë ne do të rrisim turizmin, nga 4,7 milion që ishim vitin e kaluar, në së paku 7 milion turistë dhe vizitorë.  Me këtë rritje ne rrisim punësimin në fushën e turizmit me të paktën 30 %.

Agronomi që foli këtu para meje, në qoftë se  e dëgjuat me vëmendjen, deklaroi se ne jemi një zonë  e fuqishme bujqësore, por në çdo fjalë të tij shprehej një besim i madh në atë që shprehte dhe një krenari e veçantë. Dhe zoti agronom, ju garantoj se qeveria ime, PD  e konsidedoron çështjen e bujqësisë, të degëve të saj, si nga çështjet më kryesore të zhvillimit të ekonomisë, të të ardhmes së shqiptarëve.

Bazuar në këtë koncept ne nisëm mbështetjen e bujqësisë me moton, -Infrastrukturë të njëjtë me  lagjet e qyteteve për çdo komunë dhe fshat shqipta, urbanizimi i plotë i tyre. Mbi 8 mijë km rrugë, kemi ndërtuar gjatë këtyre viteve në zonat rurale të vendi, por prapë janë edhe disa mijëra për tu ndërtua. Unë jam këtu për tu garantuar se do të ndërtohet edhe kilometri i fundit aty ku banojnë shqiptarë. Ne kemi ndërtuar rindërtuar mbi 1000 shkolla në fshatrat e vendit, ne do të ndërtojmë de rindërtojmë çdo shkollë, derisa dhe nxënësi i fundit në Shqipëri të ulet në banka të njëjta me ato të qytetit, si të Fierit, Tiranës, apo Vlorës.

Ne po ndërtojmë ujësjellës dhe 4 vjecari i ardhshëm do të jetë 4 vjecari i vaditjes më moderne për fermerët shqiptarë. Ne e trajtojmë bujqësisë si çështjen më serioze, sepse aty jetojnë 45 % e qytetarëve shqiptarë dhe mëkëmbja e tyre është qëllimi ynë më madhor. Nga viti 2007 e deri më sot, ne kemi subvencionuar me grante 42 mijë projekte, ullishte, vreshta, dru të tjerë, frutorë, lopë rrace, dele, bletë, e të tjerë me rradhë. Kudo që shkojmë fermerët shprehen me mirënjohje të thellë, por kudo që shkoj përulem me nderimin më të madh para fermerëve, pasi aty gjej faktin se në rast se ne kemi subvencionuar mbjelljen e një ha ulli, fermerët me fondin e tyre, me kursimet e tyre kanë mbjellë së paku 4 ha ullinj. Ne 4 vitet që vijnë do të trefishojmë grantin për fermerët shqiptarë. Të dashur fermerë, kemi dhënë 56 milion dollarë dhe ju jap fjalën se 4 vitet që vijnë do të japim 156 milion dollarë.

Ne do të rimbursojmë tvsh për çdo gjë, për makineri, impute dhe çdo gjë tjetër që fermeri përdor për prodhimin e tij bujqësor, blegtoral, akuakulture e çdo gjë tjetër.

Ne do të rimbursojmë me para në dorë fermerëve akcizën e naftës. Miq të dashur, besoj se me këtë kuadër të ri ligjor dhe përpjekje të madhe, ne ia kemi dalë tu sigurojmë fermerëve shqiptarë mbështetjen e madhe që ata meritojnë.

Cila është alternativa tjetër? Po ju jap një shembull, Shoku Rama shkoi në Berat dhe Çfarë ju tha atje fermerëve. “Përse mbillni ullinj? Mirë ju bëhet, keni mbushur shtëpitë, dhomat, dhomën e gjumit me ullinj,po tani çdo të bëni? “ Edhe ndodh që prodhimi nuk të shitet një vit, ndodh që prodhimi bëhet shumë herë më i fuqishëm se sa mekanizmat ekzistuese të tregut. Por ai që i thotë tjetrit, përse mbjell ullinj, thotë një fjalë të pamenduar dhe kur merret me politikë atë fjalë e ka dy herë më të pamenduar. Sepse djersa që derdh secili prej jush është një djersë për një jetë më të mirë, por edhe për të lënë diçka për ata që vijnë. Ky është zhvillimi i qëndrueshëm, Koncepti bazë, themeli i zhvillimit të qëndrueshëm është që ne zhvillojmë duke menduar për brezat që vijnë. Asgjë kjo tokë, mbi tokë nuk ka më madhështore se sa ullirin për brezat e brezave që do të vijnë. Ndaj edhe ne do të mbjellim sa më shumë ullinj dhe do ë bëjmë që të mbjellim në këtë vend 50 milion rrënjë ullinj. Do të bëjmë që në këtë vend të dhjetëfishojmë trashëgimin e fondit të ullirit që ne kishim. Dalim tani në një aspekt tjetër, Cili është tregu dhe ulliri? Për shkak të specifikave të rritjes në zona të kufizuara, tregu i ullirit është përjetësisht i garantuar. Uria e tregut për vaj ulliri nuk do të mund të plotësohet ndonjëherë. Ne do të bëjmë gjithçka që të financojmë fabrikat  e përpunimit të vajit të ullirit, linjat extra vergine të prodhim it të këtij vaji. Ja ku kemi këtu firmën Musa , e cila mori dy medalje ari. Kurse mbrëmë në Vlorë , Rama deklaroi se duhet të mbjellim 3 milion rrënjë ullinj. Kujt duhet ti besojnë ata tani, Ramës në Berat apo Ramës në Vlorë?

U them këtu se rrugët janë komunikim i madh. Zotëria thotë se janë izolim dhe shkoi me një hartë nën sqetull dhe u tregonte rrugë që keni ndërtuar ne. Ne qofte ka një vend që autostradën Adriatiko- Joniane e ka më shumë të ndërtuar, ky vend është Shqipëria. Është e vërtet ka një segment nga Miloti në Murriqan, ose në Han të Hotit, ura ekziston në qoftë se shkojmë nga Murriqani dhe ka një dystim, të zbresim Bregut në autostradë, rrënimi ekologjik është i tmerrshëm, prandaj zbritëm Luginës së Vjosës, luginë  e cila në të gjitha trajektoret në kohën më të shkurtër të çon drejt detit. Ndërsa ai jeton në autobuz, është ende në autobuz. Pra këto janë aletarnativat. Prandaj i them ti lësh sharjet, nuk janë qytetërim, ti lerë dëshpërimet, pasi ai është i dëshpëruar shumë. Përse hyre në garë atëherë? Ti e kishe arkivin tënd më të rendën në Evropë për humbje, humbje pas humbjesh . Edhe po sdeshe ti të humbësh, ai humbet vetë. Ai bën Pazar me Jani Janin, e terrorizoi qytetarin nga minoritet për lista të Vangjelit dhe tani të rikompesojmë thotë. Po kush e hoqi Jani Janin nga Komisioni, kush i hoqi dy të tjerët nga komisioni? Vetë ai i hoqi. Vetë re në gropë zotëri, tani dil ose mos dil , bëj si të duash.

Ne kërkojmë votën e qytetarëve shqiptarë para së gjithash, mbi të gjitha absolutisht jo për këto që kemi bërë, por votën e kërkojmë për projekte e 4 viteve që vijnë projekte më të mëdha në historinë  këtij kombi. Vetëm një gjë, këto që kemi bërë diçka dëshmojnë, dëshmojnë seriozitetin tonë. Ne kemi folur mijëra here për rrugë dhe ato i kemi bërë. Nuk i kemi përfunduar ende, por do i bëjmë në të ardhmen  dhe rrugë ndonjëherë në historinë e këtij vendi nuk janë bërë kurrë sa tani.

Vetëm para 5 muaj KE deklaronte se Shqipëria po ndërtonte rrugë më shumë se të gjitha vendet e rajonit të marra së bashku dhe kjo është e vërteta. Ne kërkojmë votën për integrimi  e mëtejshëm ne BE. Secili prej jush, çdo qytetar i Fierit, Vlorës, Mallakastrës le të mendojë për një moment se si ka mundësi, që çdo hap i bërë drejt Europës, nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës deri tek statusi i kandidatit të firmoset vetëm nga një parti nga PD, ndërkohë kjo parti ka qenë 8 vjet në opozitë, partia tjetër ka patur të gjitha mundësitë, kjo sepse ne duke ditur ëndrrën  tuaj evropiane, duke ditur që kjo ëndërr është shpirti i vërtetë i shqiptareve, ne kemi bërë gjithçka që të ecim përpara. Partia tjetër të mos harroni kurrë, një pjesë e juaja keni qënë fëmijë në atë kohë, por nga mesi i viteve 90 , kur shtrohej çështja e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës, përfaqësuesi kryesor i saj zoti Dokle deklaroi në Strasburg ase molla nuk është pjekur. Dhe ata u mahnitën nga ky njeri apatri që thoshte për vendin e tij se nuk ishte i gatshëm për anëtarësim, në vitin 2006 kur Austria që kryesonte BE kishte lobuar në mënyrë të jashtëzakonshme për të firmosur kontratën më të madhe të Shqipërisë në historinë  e saj me Be , marrëveshjen e stabilizim asoociimit, zoti Rama bëri gjithçka për të paraqitur parlamentin e Shqipërisë si një vath bagëtish me zile, këmborë, bilibila, trumpeta, apo si një park zoologjik, vetme  e vetëm që europianët të thoshin skemi punë me këta, ja kush janë këta, ja cfarë parlamenti kanë këta. Ne bëmë gjithçka për ta sqaruar dhe ne firmosëm dhe vendet mike firmosën kontratën me ne.

Erdhi NATO, çdo ditë njoftonin se nuk do merrej ftesa. Nxirrte zëdhënat e politikës së tij të jashtme se ky ambasador apo ai ambasador më ka garantuar se Shqipëria nuk e merr ftesën. Ne morëm ftesën, të nesërmen organizoi mitingun  e protestës në tiranë me portrete të Enver Hoxhës. Erdhën vizat ,të cilat ishin ëndrra më e bukur, me e paimagjinueshme para heqjes së vizave , tregu i vizave, pazaret e vizave ishin në Shqipëri, pas tregut të bukës, tregu i dytë për qytetarët shqiptarë. Mos e harroni këtë kurrë, paguanin sa frëngu pulën për ta marrë viza në dorë dhe nën dorë.

Bëmë gjithçka përmbushëm çdo detyrim, 120 kërkesa me dinjitet të madh. Nuk kërkuam asgjë nga partneret tanë, vetëm një“ Zoti kryeministër unë kërkoj nga ju një gjë, të dërgosh ekipin tënd në Tiranë dhe të verifikojë një nga një, zbatimin e kërkesave nga qeveria dhe autoritetet shqiptare. Ne rast se i keni plotësuar kërkojmë një vlerësim objektiv, në rast se jo u thoni të gjithëve se nuk janë plotësuar. Kerkesë e ndershme thonin të gjithë dhe iu përmbajtën , dërguan zyrtarët me të lartë dhe të gjithë u bindën se Shqipëria kishte plotësuar të gjitha kushtet.

Ai shkruante e-mail në Bruksel se “po hoqët vizat 800 mijë shqiptarë do të derdhen mbi ju.” Pra bëri vallen “hap kutitë të çlirojë vizat”. Bëri gjithçka për të penguar po dështoi, tre ligjet, statusi. Statusi do të ishte marrë që në vitin 2011. Futin zjarrin institucioneve, mendoi se do ti përmbyste me dhunë. E dëgjova mbrëmë kur deklaronte me gojën e zonjës së tij se paska patur plan për tu eleminuar. Nuk bie rrufeja aty ku sduhet. E thotë populli këtë.

Pra punuam shumë bashkë, por gjithçka arrimë ne absolutisht është vepër e juaja , sepse po të mos ishte kjo , ato që duam ne do të ishin letra në sirtar, por ju i bëni ato të gjalla të flasin, ju i bëni ato dëshmi suksesi. Erdhi 2012, Komisioni europian shqyrtoi me lupë çdo arritje të Shqipërisë, nga banesat e ndërtuara, tek fermat, rrugët , shkollat, burgjet dhe çdo gjë tjetër dhe thotë se Shqëipëria i ka plotësuar kushtet për të marrë statusin e vendit kandidat dhe do e rekomandojmë. Por thonë se Shqipëria duhet të votojë tre ligje, ligje të cilat vetë komisioni i kishte ndërmjetësuar midis meje dhe zotit rama, dhe kishim rënë dakort gërme për gërmë. Zoti Rama u tërhoq, njnë gjë që nuk ia priste mendja kurrkujt, kërkoi fierin ta merrte sepse këshilltarët  e tij kishin kaluar në një parti tjetër . Atë shkoj unë tani dhe tja kërkoj Ilir Metën atij dhe ti them ktheje Ilirin sepse e more. Por unë se bëra këtë. Ky është rregulli, kjo është demokracia. Ai qeverisi 4 vjet me mua dhe më tha pastaj unë do të bëj rrotacion. Po bëje atëherë, rrugë e mbarë. Kjo është e vërteta.

Tani kemi 23 qershorin , përse e bëra këtë analize , e bëra sepse për ne, për çdo fermer, për çdo qytetar shqiptar, interesi më i parë i vendit është integrimi në BE. Unë u them ju se në këtë proces në qoftë se ne me të drejtë kemi nevojë për të mira , kemi nevojë për mirësi, ky është procesi që garanton më shumë liri për shqiptarët, që garantojnë më shumë  mirëqenie për shqiptarët, që garanton më shumë dinjitet për shqiptarët, ndaj dhe unë ju garantoj ju se do të bëjmë gjithçka që brenda një viti të marrim statusin e vendit kandidat , të ecim të sigurtë në rrugën e integrimit evropian.

Përpara, përpara, përpara!


19/05/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›