Kryeministri Berisha inauguron përfundimin e rrugës Banjë-Drizë në Gramsh
Kryeministri Berisha përuroi sot përfundimin e punimeve në rrugën Banjë-Drizë në rrethin e Gramshit, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 156 milionë lekë.
Pas prerjes së shiritit të inaugurimit, Kryeministri Berisha tha se me investimin e bërë Gramshi fiton një lidhje të re me Tiranën dhe shmang rrugën e mundimshme që banorët e kësaj zone duhet të bënin përmes kodrave në rrugën e mëparshme.
“Rruga kalon në luginën e lumit dhe shkurton distancën mes Tiranës dhe Gramshit. Kjo distancë do të shkurtohet shumë më tepër. Ky është një investim me vlerë 156 milionë lekë që ka zgjidhur një problem shumë të madh duke shkurtuar në mënyrë shumë të ndjeshme lidhjet e Gramshit dhe zonave përreth saj me kryeqytetin. Ky është një premtim tjetër i mbajtur për qytetarët e Gramshit”, tha Kryeministri Berisha.